AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Liderët botërorë përgëzojnë Papa Leonin XIV: Moment historik për Kishën Katolike

by SHT Media
09/05/2025
in Botë
6
0
Liderët botërorë përgëzojnë Papa Leonin XIV: Moment historik për Kishën Katolike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit më të lartë nga e gjithë bota kanë reaguar me urime dhe mesazhe shprese pas zgjedhjes së Kardinalit Robert Francis Prevost si Papa Leoni XIV, Papa i parë me origjinë amerikane në historinë e Kishës Katolike.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshëndeti zgjedhjen si një “nder të madh”, duke shkruar në platformën Truth Social: “Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë.”

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e përshkroi këtë zhvillim si “të rëndësishëm”, duke theksuar se zgjedhja e Papa Leoni XIV është një moment shumë i thellë gëzimi për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në nivel global, dhe fillon një kapitull të ri për udhëheqjen e Kishës dhe në botë.


Nga Parisi, Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti zgjedhjen “një moment historik”, duke uruar që “ky pontifikat i ri të jetë paqeje dhe shprese”.

Presidenti polak Andrzej Duda tha se Polonia e përjeton me emocione dhe shpresë të madhe këtë moment, ndërsa Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, uroi që papniteti i tij të udhëhiqet nga “mençuria dhe forca”.

Kryeministri kanadez Mark Carney, në një postim në X, shprehu urimet dhe lutjet e tij për Papën e ri, duke e cilësuar pontifikatin e tij si një mundësi për “solidaritet, dhembshuri dhe dinjitet për të gjithë”.

Nga Australia, kryeministri Anthony Albanese e ftoi Papën të vizitojë vendin për Kongresin Ndërkombëtar Eukaristik të vitit 2028, ndërsa peshkopët e vendit e përshkruan si “një udhëheqës të përulur dhe të butë”, ndonëse me stil më të përmbajtur se Papa Françesku.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi për zgjedhjen, duke shprehur shpresën për “mbështetjen morale dhe shpirtërore të Vatikanit në përpjekjet për paqe dhe drejtësi”, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin theksoi rëndësinë e dialogut konstruktiv midis Rusisë dhe Selisë së Shenjtë.

Presidentja e Perusë, Dina Boluarte, e cilësoi Papa Leonin XIV si një “qytetar peruan me zgjedhje dhe zemër”, duke kujtuar se ai mori shtetësinë peruane pas shumë vitesh shërbimi në vend.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të vendit i bënë jehonë thirrjes së Papës për paqe dhe dhembshuri, duke theksuar shpresën se ai do ta sjellë Kishën më pranë të varfërve.

Urimet e ish-presidentëve amerikanë:

Ish-presidentët amerikanë kanë reaguar gjithashtu për zgjedhjen e Papa Leoni XIV, papës së parë të lindur në SHBA. Joe Biden e quajti “një moment historik”, ndërsa Barack Obama theksoi rëndësinë e përfaqësimit nga një “bashkëqytetar nga Çikago”.

George W. Bush e cilësoi zgjedhjen e Papa Leonit XIV, si një shpresë të re për katolikët në Amerikë dhe në botë. Bill Clinton tha se mesazhi i parë i Papa Leoni XIV “u foli miliarda njerëzve” dhe bëri thirrje për unitet e paqe.

Kush është Papa Leoni XIV?

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai është Papa i 267-të në historinë e Kishës, i pari amerikan me origjinë italiane, franceze dhe spanjolle, i lindur në Çikago.

Papa Leoni XIV pritet të udhëheqë Kishën Katolike në një epokë të re, në përballje me sfida globale, por edhe me pritshmëri të larta për një papat më gjithëpërfshirës, të përulur dhe të përkushtuar ndaj paqes dhe drejtësisë.

I lindur në Çikago në vitin 1955, Prevost shërbeu si ndihmës në altar dhe u shugurua prift në vitin 1982. Edhe pse u zhvendos në Peru tre vite më vonë, ai u kthye rregullisht në SHBA për të shërbyer si pastor dhe prift në qytetin e tij të lindjes.

Ai ka kombësi peruane dhe kujtohet me dashuri si një figurë që punoi me komunitete të margjinalizuara dhe ndihmoi në ndërtimin e urave në Kishën lokale.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.