• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“‘Patriotët’ mblidhkan 6 mln për lobimin, por s’reguan kur Berisha bëri aleancë me Belerin?!”, XHaferraj: Më 11 maj, kreu i PD s’pret fitoren, por…

07/05/2025
in Politikë
“Fushata e Berishës, e turpshme”, Xhaferraj: Duhet të shqetësohemi pse në PD nuk vijnë njerëzit

Ish-deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, shpjegoi argumentet e tij politike pse Sali Berisha ka halle personale dhe se prania e tij në parti e dobëson edhe më shumë partinë.

Madje sipas tij, partitë e reja do marrin më shumë vota djathtas sesa majtas, teksa Kodin Zgjedhor Berisha pranoi ta ndryshonte në favor të Ramës dhe vetes: Kryeministri mbante pushtetin dhe Berisha partinë me deputetët që donte.

“I gjithë qëllimi i Berishës nuk ka qenë fitorja e zgjedhjeve, por të dalë me një grup parlamentar të fortë brenda partisë për të mbrojtur interesin personal për përballjen me SPAK. Kodi Zgjedhor ndaj u bë, që Rama të fitonte zgjedhjet dhe Berisha të vendoste deputetët që donte. Më vjen keq ta them, por duhet thënë”, u shpreh ai.


Por kë favorizon lëvizja e Berishës që mban opozitën të përçarë sipas Xhaferrajt?

“Risia është se partitë e reja marrin vota djathtas, edhe pse do kisha shumë dëshirë që të merrnin majtas. Kurse për LaCivita mund të them se bëri maksimumin me këtë gjendje që është PD-ja aktualisht. Ndaj them se për ata që nuk e duan Berishën më në PD, më e mira mbetet që të mos shkojnë fare në zgjedhje më 11 maj, nëse duan që partia të ndryshojë. Të rrinë si spekatorë, pasi pjesëmarrje është edhe kjo duke mos shkuar në zgjedhje. Problemet personale që ka Berisha shkon drejt një vendimmarrje që është kundër interesave të PD-së”, shpjegon ai.

Për të rezultati është i paracaktuar, sepse në të kundërt Berisha do vepronte si Rama, duke nxjerrë bashkëpunëtorët apo njerëzit me probleme në SPAK tek lista e hapur.

“Nëse i interesonte halli i PD-së do i thoshte të gjithë bashkëpunëtorëve të ngushtë apo këtyre meprobleme te SPAK, shkoni të gjithë te listat e hapura, siç bëri Rama me PS-në. Ose atyre që hedhin vallen sipas tij, që t’u thoshte shkoni atje në SPAK nëse keni problem e jo t’i thërresë për protestë para SPAK. Për fat të keq rezultati është i paracaktuar. Risia tjetër e kësaj fushate është se PD-ja kandidon pas tre dekadash kur ndodhi ndryshimi i madh për Shqipërinë si gjithë Europa, me një lider që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, dy vendet për të cilat bënte thirrje kur mori pushtetin për herë të parë. Ky është një paradoks”, tha Xhaferraj.

Kurse për kontratën e lobimit shprehet se “ku ishin patriotët që po paguajnë tani 6 mln dollarë për PD-në kur Berisha bënte aleancë me antishqiptarin dhe nacionalistin Fredi Beleri?”, duke ngritur dyshim edhe më të fortë se është një fondacion familjar që paguan për hallet e kreut të PD-së, dhe jo për hallet e partisë.

“Nëse do ishin patriotë, do dilnin me shumë krenari dhe do deklaronin bordin me 1 a 15 vetë dhe nuk do fshiheshin pas burrit dhe gruas. Mjafton rasti i Fredi Belerit për ta thënë më qartë, kur ish-komandanti i përgjithshëm që iu vranë dy ushtarakë kur ai ishte President, me këtë njeri të dyshuar në 1994 si i përfshirë, vete bën aleancë apo e fut kandidat, dhe këta patriotë nuk thanë asnjë fjalë. Unë mendoj se këta janë patronazhistë të parave të pista dhe argumenti më çon atje”, u shpreh Xhaferraj për Report Tv.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!