AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Policia bën bilancin për prillin: 65 operacione policore, 617 të arrestuar dhe 3 grupe kriminale të goditura

by SHT Media
04/05/2025
in Kronikë
6
0
Policia bën bilancin për prillin: 65 operacione policore, 617 të arrestuar dhe 3 grupe kriminale të goditura
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit, ka vijuar kontrollet në terren, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Gjatë muajit prill janë finalizuar 65 operacione policore, janë finalizuar 16 operacione, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, janë vënë në pranga 617 autorë të dyshuar veprash penale.

Janë sekuestruar 22 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, mjete si të Policisë dhe një sasi e konsiderueshme municioni; janë sekuestruar rreth 80,2 kg kanabis (13,9 kg me përqindje të lartë TCH), qindra doza të kësaj lënde, mijëra bimë dhe fidanë kanabisi, sasi dhe doza kokaine; janë goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit të masave të koduar “Koordinata”;


Janë goditur 6 raste të trafikimit të kanabisit, nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, dhe mbi 20 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza; janë sekuestruar rreth 300 000 euro të dyshuara të përfituara nga krimi ose të padeklaruara në kufi; janë sekuestruar 1400 gramë flori, bizhuteri floriri dhe mallra të ndryshme të kontrabanduara, dhjetëra pajisje kompjuterike dhe celularë që përdoreshin për veprimtarinë e paligjshme në call center dhe për lojëra fati;

Janë goditur 3 grupe kriminale, 2 grupe që prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike; 1 grup që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në subjekte; janë parandaluar 7 ngjarje kriminale, 3 prej tyre me armë zjarri, 2 me mjete prerëse dhe 2 me sende të forta.

Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: vjedhje me thyerje në banesa, djegie automjetesh dhe konflikte ndërmjet disa shtetasve; janë finalizuar 25 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë; janë finalizuar 4 operacione për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare dhe 3 operacione për goditjen e krimeve kibernetike; janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 120 raste të krimeve mjedisore dhe 85 raste të dhunës në familje.

Janë goditur 10 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit, 5 raste në fushën e prostitucionit dhe 2 raste të dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar ilegalisht kufijtë; iu është dhënë ndihmë 13 turistëve që patën nevojë, në shpellën e Pëllumbasit dhe në kanionin e Nivicës.

Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë për përdoruesit e rrugës.

Në pranga, 224 drejtues mjetesh, nga të cilët:

-126 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur;

-98 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

218 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.

Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.

Në pikat e kalimit kufitar, janë goditur:

-49 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe të dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;

-8 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;

-6 raste të trafikimit të mjeteve motorike;

-6 raste të kontrabandës së mallrave.

-5 raste të mosdeklarimit të të hollave/sendeve me vlerë.

Stylish GIF
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.