• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Maksim Çela, besniku Aldo Bares, përdori intervistën e nënës të policit të vrarë për azil në Angli

04/05/2025
in Kronikë
Maksim Çela, besniku Aldo Bares, përdori intervistën e nënës të policit të vrarë për azil në Angli

Maksim Çela anëtari i bandës së Lushnjës në mbështetje të kërkesës për të marrë azil në Angli ka përdorur edhe një intervistë të dhënë nga nëna e policit të vrarë Klenti Bano.

Ky është shkrimi i “The Sun” më 17 Mars 2025 nga ku Katia Bano nëna e Klenti Banos shpreh habinë se si vrasësi i djalit të saj ka mundur të hyjë në Angli.

Ish-mësuesja 77-vjeçare e matematikës djali të cilës u vra nga banda e Lushnjës 25 vite më parë, në këtë prononcim për “The Sun”, në asnjë moment nuk flet për hakmarrje, por është shprehur se Maksim Çela duhet të vuante një dënim më të ashpër për vrasjen e të birit


Maksim Çela, një prej njerëzve besnik të Aldo Bares, ka tentuar ti japë kësaj interviste të Katia Banos ngjyrime hakmarrje ndaj tij.

Në vendimin e tribunalit të apelit të emigracionit datës 2 Maj 2025 disponuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, gjyqtari Jeremy Rintoul e rrëzoi këtë pretendim të Maksim Celës.

“Nuk konsideroj se ka prova të mjaftueshme në artikullin nga ‘The Sun’, në të cilin nëna e policit të vrarë është intervistuar, për të justifikuar pretendimin se ajo përbën një rrezik për apeluesin Maksim Çela. Nuk ka asnjë tregues se ajo do të kishte burime të disponueshme për të realizuar ndonjë kërcënim ndaj apeluesit”.

Më tej në vendim gjyqtari Jeremy Rintoul thotë se ai ka shqyrtuar pretendimin e Maksim Çelës nëse do të kishte mbrojtje të mjaftueshme dhe se do të ishte ende në rrezik nëse dëbohej nga Anglia në Shqipëri.

“Unë konsideroj se apeluesi tani ka një profil dukshëm më të lartë si rezultat i publicitetit negativ që ka rrjedhur nga gazetat në median britanike në fillim të marsit 2025. Sipas mendimit tim, këto nuk janë mjaftueshëm për të përbërë një kërcënim ndaj tij apo ndonjë tregues se njerëzit do të përpiqeshin ta gjurmonin ose ta dëmtonin realisht, përkundrazi, bëhet fjalë për kërcënime të kota në rrjetet sociale”.

Gjyqtari Jeremy K. H. Rintoul e quajti të pabazuar në ligj azil kërkimin nga Maksim Çela duke e rrëzuar apelin e ndërmarrë prej tij.

Sipas vendimit të këtij tribunali apeli emigracioni mësohet se Maksim Çela pasi vuajti 25 vite burg në Shqipëri është liruar më 14 Dhjetor 2022.

Pesë ditë më vonë ka udhëtuar drejt Italisë dhe Spanjës duke mbërritur më pas përmes një pasaporte fals në Angli më 16 Janar 2023 e kërkuar azil.

Home Office ministria e brendshme britanike ia refuzoi kërkesën për azil.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!