AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Manastirliu në prezantimin e kandidatëve: Tirana do të jetë lokomotiva e fitores!

by SHT Media
17/03/2025
in Politikë
6
0
Manastirliu në prezantimin e kandidatëve: Tirana do të jetë lokomotiva e fitores!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e re e Partisë Socialiste të Tiranës u prezantua sot nga Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe drejtueset politike të Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.

Manastirliu tha se ka qenë një periudhë sfiduese me takime të shumta për të ardhur të përfaqësia që do të drejtonte garën e Tiranës.

“Kemi qenë në terren, në takime, diskutime, marrje opinionesh dhe sugjerimesh nga komuniteti, nga strukturat e Partisë Socialiste. Kemi diskutuar me profesionistë, pedagogë të universiteteve tona për të marrë opinionet për kandidatët tanë dhe për të vjelë nga ata sugjerime për atë që do të ishte përfaqësia që do të drejtonte garën në qarkun e Tiranës. Qarku i Tiranës është zemra e Shqipërisë, e gjithë energjia e madhe e njerëzve të mrekullueshëm që meritojnë të kenë përfaqësuesit dinjitozë. Kombinimi i eksperiencës dhe energjisë së të rinjve do të bëjë që ne të arrijmë atë objektiv ambicioz që i kemi vendosur vetes”, tha drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Në vijim të prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për këtë qark, Ogerta Manastirliu, ka shprehur besimin e saj të plotë në ekipin që do të përfaqësojë PS-në në këtë garë elektorale. Ajo theksoi rëndësinë e fitores në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën si forcën shtytëse të Partisë Socialiste.

“Kjo është punë në skuadër, mision i të tërëve, i strukturave tona, kandidatëve, një misionin historik që na bashkon, një mision patriotik për ta çuar Shqipërinë dhe për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian. Unë jam shumë entuziaste për ekipin tonë të Tiranës. Jam e bindur që do t’ia dalim të bëjmë një fitore historike dhe Tirana të jetë ashtu siç ka qenë gjithmonë, lokomotiva e Partisë Socialiste.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.