AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ekonomia, e rrënuar”, Tabaku: Shqiptarët paguajnë taksa të larta, privilegjohet një pakicë!

by SHT Media
09/03/2025
in Politikë
6
0
Sondazhi/Jorida Tabaku, politikania më e pëlqyer nga PD
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër modelin ekonomik të qeverisë, duke theksuar se Shqipëria ka sistemin fiskal më të rëndë në rajon, me taksa më të larta se fqinjët dhe një ekonomi që favorizon pakicën në dëm të shumicës.

“Sot, 95% e qytetarëve paguajnë taksa, por marrin më pak shërbime. Ndërkohë, një pakicë e privilegjuar përfiton përjashtime fiskale, koncesione dhe kontrata publike. Ky është një sistem që duhet të ndryshojë,” deklaroi Tabaku në rubrikën e saj javore.

Ajo vuri në dukje se Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së në rajon (20%), ndërkohë që vendet fqinje si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi aplikojnë norma më të ulëta dhe përjashtime për shumicën e qytetarëve, jo për një pakicë të lidhur me qeverinë.

Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare është në rënie të vazhdueshme, me një pagë minimale prej vetëm 2.27 euro për orë dhe një tkurrje të sektorëve kryesorë si industria dhe bujqësia.

“Sektori industrial u tkurr me 30% vitin e shkuar, ndërsa eksportet bujqësore ranë me 28-29%. Kjo është një ekonomi që po vdes. Biznesi nuk investon dot, pagat nuk rriten sepse qeveria e ka shkatërruar konkurrencën me taksa të larta dhe përjashtime klienteliste,” u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut, Partia Demokratike ka një plan të qartë për të rikthyer drejtësinë ekonomike dhe për të vendosur qytetarët dhe shumicën në qendër të zhvillimit.

Ky plan përfshin:

⁠•     Taksa të ulëta dhe të drejta: PD propozon një sistem të ri fiskal me një taksë të sheshtë 10% për të nxitur investimet, rritjen e pagave dhe formalizimin e ekonomisë. Kjo do të krijojë më shumë vende pune dhe do të lehtësojë barrën mbi bizneset dhe qytetarët.

  • TVSH më të ulët për produktet bazë: Për të ndihmuar konsumatorët dhe për të nxitur blerjet, produktet e shportës, energjia dhe shërbimet bazë do të kenë një normë më të ulët të TVSH-së, ashtu siç ndodh në vendet e rajonit.
  • Mbështetje për sektorët prodhues: Bujqësia dhe industria, të cilat sot po pësojnë rënie të madhe, do të mbështeten me politika fiskale të favorshme, ulje taksash dhe eliminim të burokracive që pengojnë zhvillimin e tyre.
  • Luftë kundër ekonomisë informale: Sot, një pjesë e madhe e ekonomisë shqiptare është e zezë për shkak të nivelit të lartë të taksave dhe përjashtimeve selektive. PD do të thjeshtojë sistemin fiskal dhe do të eliminojë përjashtimet klienteliste, duke krijuar një treg më të ndershëm dhe më konkurrues.
  • Frenimi i oligarkisë dhe monopolizimit të ekonomisë: Koncesionet dhe përjashtimet fiskale për një grup të vogël biznesesh pranë qeverisë do të eliminohen, duke rikthyer barazinë dhe duke hapur tregun për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Tabaku e përmbylli mesazhin e saj me një thirrje të qartë për ndryshim:

“Kjo qeveri ka ndërtuar një ekonomi që prodhon vetëm për pakicën dhe shkatërron shumicën. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet me politika të drejta dhe të qarta që vendosin në qendër qytetarin dhe shumicën e ndershme të shqiptarëve. Vetëm përmes një sistemi të drejtë ekonomik, me taksa të ulëta dhe një klimë të favorshme për biznesin, mund të sjellim zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë.”

Jorida Tabaku: Nuk ka shqetësim më të madh për qytetarët shqiptarë sesa ekonomia. Nuk ka problem më të rëndësishëm për këdo – familje, shtresën e mesme, pensionistët apo të rinjtë – sesa gjendja financiare dhe paratë që mbeten në fund të ditës në xhepin e çdo qytetari.

Si zgjidhet kjo? Zgjidhja është e thjeshtë, por dua të ndalem për dy minuta te problemet kryesore. Cilat janë sfidat që ka sot ekonomia shqiptare dhe pse kemi arritur në një pikë ku 95% e qytetarëve paguajnë taksa, marrin më pak shërbime dhe mbajnë mbi supe barrën e rëndë të një sistemi fiskal të padrejtë?

Sot Shqipëria ka një sistem fiskal më të lartë dhe më të padrejtë se gjithë vendet e rajonit. Taksa mbi punën është 23%, tatimi mbi fitimin 15%, taksa mbi kapitalin 8%, TVSH-ja 20%, ndërsa bujqësia gjithashtu paguan 20% TVSH. Këto janë normat më të larta në rajon! Në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, të gjitha këto taksa janë më të ulëta. Disa vende kanë dhe dy nivele të TVSH-së, ku përjashtimet nuk vlejnë vetëm për një pakicë, si në

Shqipëri, por për shumicën e popullsisë – për produktet bazë, për energjinë elektrike dhe ushqimet. Këto duhet të kishin një normë më të ulët të TVSH-së për të nxitur konsumatorët dhe për të mbështetur sektorët kyç të ekonomisë, si bujqësia, e cila është në rënie të lirë.

Nga sistemi i taksave e deri te mënyra se si shpërdorohen paratë publike dhe si shpërndahen të ardhurat, të gjitha këto faktorë kanë çuar në një ekonomi që nuk prodhon dhe nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë të drejtë. Sot 95% e qytetarëve paguajnë taksa, ndërsa vetëm 5% përfitojnë prej tyre – përmes koncesioneve, kontratave publike dhe përjashtimeve fiskale që krijojnë një ekonomi privilegjesh për pakicën. Kjo ka sjellë sot pagën më të ulët në rajon: vetëm 2.27 euro për orë për ata që punojnë, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve janë të papunë ose në sektorin informal.

Sektori i industrisë ra me 30% vitin e shkuar. Eksportet u ulën ndjeshëm – jo vetëm në energji, me një rënie prej 32%, por edhe në produktet bujqësore, mesatarisht me 28-29%. Kjo ekonomi e pakicës, e bazuar në përjashtime dhe favorizime, duhet të ndryshojë.

Si zgjidhet kjo?

E para, duhet një sistem fiskal i drejtë, ku përjashtimet nuk bëhen sipas interesave të qeverisë, por janë të përcaktuara qartë dhe të bazuara në kontributin dhe investimin e qytetarëve dhe bizneseve.

E dyta, një sistem taksash i ndershëm, ku taksa mbi punën dhe tatimi mbi fitimin janë në nivelin 10%. Kjo do të nxisë punësimin, do të rrisë investimet dhe do t’i japë mundësi biznesit të paguajë paga më të larta. Sot sektori privat nuk mund të rrisë pagat sepse qeveria po e falimenton me taksa të larta.

E treta, duhet formalizimi i ekonomisë. Sot sektorët kryesorë – turizmi, bujqësia, fasoneria – po vuajnë nga një ekonomi e zezë e stimuluar nga taksat e larta dhe përjashtimet klienteliste. Shqipëria ka 6 nivele taksimi, të cilat favorizojnë informalitetin dhe dëmtojnë konkurrencën e ndershme.

Së fundmi, ekonomia shqiptare nuk mund të mbështetet vetëm te ndërtimi dhe pastrimi i parave. Sot 30% e këtij sektori është i paligjshëm dhe po nxjerr nga tregu operatorët e ndershëm. Kjo po sjell zhvlerësimin e euros dhe rrënimin e biznesit të ndershëm.

Partia Demokratike do ta ndryshojë këtë sistem. Për këtë duhen vendime politike të qarta, vullnet politik dhe një ofertë konkrete që vendos në qendër të zhvillimit ekonomik qytetarin, shumicën dhe jo pakicën.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.