• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Në primaret e PD-së emra të njollosur”, Lapardhaja: Në fund vendos Berisha! Sulmet ndaj Yuri Kim…

27/02/2025
in Politikë
“Në primaret e PD-së emra të njollosur”, Lapardhaja: Në fund vendos Berisha! Sulmet ndaj Yuri Kim…

Analisti Namir Lapardhaja foli lidhur me primaret e Sali Berishës, teksa listës i janë shtuar edhe ish-prokurori Arjan Ndoja, ish-gjyqtari Gjin Gjoni dhe ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi që i dha tokën tek ish-klubi Partizanit, Malltezit.

Lapardhaja tha në Report TV se në fund fare pavarësisht primareve do jetë Berisha ai që do vendosi.

“Do jetë Berisha sërish ai që do vendos listën e deputetëve,. Do krijojë listë me ushtarë besnikë që do i duhen për të justifikuar atë që do e presë pas 11 majit”, tha ai.

Sa i përket listës së primares, Lapardhaja thekson se nuk ka standard dhe opozita nuk po sjell një alternativë që ta tejkalojë mazhorancën.

“Kur diskutohet për standarde duhen standarde, rregullat nuk janë bërë për tu thyer. Në çastin që thyejmë rregullat e partisë do të thotë që ligji dhe rregulli jam unë. Për të ardhur keq ku njerëz të larguar nga sistemi i drejtësisë për korrupsion, për lidhje me botën e krimit, gjejnë strehë në forcën opozitare.

Dikur PD i ka dhënë shpresë shqiptarëve, tani duket si grumbull ku bashkohen të gjithë ata që kanë probleme me ligjin. Ish prokurori i Durrësit iu bë atentat dhe ishte me një personazh të shënjuar, por edhe persona që gjejnë strehë te Berisha, grupi që kërkon të ndërtojë nuk mundohet të japi shpresë, por i bën bashkë interesa të ngushta. Interesi më i madh për të sulmuar drejtësinë.

Ata që ftohen çdo natë në televizione janë ish-prokuror që janë larguar nga sistemi për korrupsion dhe japin vendime për veprime të SPAK. Kemi një lloj bashkimi ndërmjet paligjshmërisë dhe politikës. Për të ardhur keq, që kemi pushtet të korruptuar por dhe një lloj opozite që nuk mendon ta tejkalojë mazhorancë me alternativë por e lufton mazhorancën me të njëjtat metoda”, u shpreh Lapardhaja.

Sulmet ndaj drejtësisë, Lapardhaja i shikon si mosdashje të Berishës dhe Ramës për një drejtësi të pavarur.

“Janë koherentë për sa kohë vendimi i drejtësisë është në favor të tyre. Rama dhe Berisha këtë lloj drejtësie të pavarur nuk e duan, sepse janë mësuar me një drejtësi si e djeshmja, që duhet të qëndrojë larg tyre”, tha ai.

Më tej Lapardhaja foli dhe për emërimin e ish-ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, si e dërguar e DASH për monitorimin e fondeve për Ukrainën.

“SHBA mbeten SHBA. Kjo lloj politike e Berishës, është mësuar me linçimin. Zonja ambasadore është një diplomate karriere. Duhet të mbash përgjegjësi për fjalët para publikut. Këta nuk mbajnë përgjegjësi.

Vështirë të kemi standarde me këto politikanë. Ditën e djeshme nxorën një lajm sikur në Kongres u fol për Berishën. Në po të njëjtën çast ish-ambasadorja është emëruar nga DASH në një pozicion tjetër të lartë. SHBA kanë punët e tyre. Sherret nuk janë për Berishën por për fondet e USAID, sipas parimit që Amerika është e para.”

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!