• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Rrugët “pastrohen” me karroatrec, Policia: Të lirohen hapësirat publike

08/02/2025
in Kronikë
“Rrugorja me dorë të hekurt”! Hiqen 114 patenta! Arrestohen 42 shoferë, vendosen 27 mijë gjoba

Kaosit të parkimeve në çdo hapësirë që drejtuesit e mjeteve gjejnë bosh, apo parkimet dyshe duke bllokuar akset e Tiranës, policia Rrugore ka vendosur që ti përgjigjet me karroatrec.

Për blutë e Rrugores, këto nuk janë masa për të rritur ndëshkimin e shoferëve, por për lirimin e hapësirave publike që shpesh herë bllokohen nga drejtues të papërgjegjshëm.

“Menjëherë pas analizës së bërë nga Drejtori i Përgjithshëm dhe daljes në detyra konkrete, policia rrugore ka filluar menjëherë me lirimin e hapësirave publike, me punën me karroatrecin e policisë rrugore për lirimin e vendit, vendkalimin e këmbësorëve, për lirimin e hapësirave që janë vendkalime trotuare për zonjat me karroca, apo nënat e moshuara. Këto janë pengesë shumë e madhe. Sidomos për parkimet në afërsi të kryqëzimeve që bëhen pengesë për trafikun”, tha Arben Bakalli, komandanti i Policisë Rrugore

Një tjetër problematikë janë dhe bllokimi i stacioneve të urbaneve të transportit publik që shpesh herë kthehen si vendparkimi për disa drejtues mjetesh.

“Njëkohësisht edhe masat për korsitë e dedikuara, të cilat kryesisht janë pengesë për autobusët, pra mjetet e transportit publik. Në momentin që e kanë të bllokuar nga automjetet e parkuara gabim, ato ndalojnë duke zbritur këmbësoret, pra pasagjerët jashtë stacionit të tyre, por në korsinë e makinave. Për pasojë kjo sjellë një trafik të rënduar me metra të gjata pas autobusit”, shtoi ai.

Puna për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara ka nisur kryesisht në ato zona që kanë një trafik më të rënduar se lagjet periferike.

“Ne kemi filluar pjesën më të madhe nga qendra e qytetit, pjesa e ish-Bllokut, Komuna e Parisit, rruga Papa Gjon Pali, pjesë që ne i konsiderojmë si më problematike. Jemi fokusuar më tepër, sipas porosisë së drejtorit të përgjithshëm në masat për sigurinë rrugore. Nuk jemi përqendruar shumë në lagjet apo rrugicat e Tiranës, por po merremi me pjesën më të rënduar të kryeqytetit dhe më pas do të zgjerohemi dhe më tej”, përfundoi Bakalli

Komandanti i Policisë Rrugore shton se krahas vendparkimeve të gabuara, shkeljet më të zakonshme të drejtuesve të mjeteve janë përdorimi i celularit në timon, mosvendosja e rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave etj.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!