• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Partizani/ Gazetari: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro

03/02/2025
in Kronikë
Partizani/ Gazetari: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv komenton dosjet e drejtësisë, ndërsa ndalet tek afera Partizani, për të cilën GJKKO pritet të vendosë në seancë paraprake nëse dosja do kalojë ose jo për gjykim. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se SPAK ka provuar me fakte implikimin e Berishës në korrupsion dhe roli i dhëndrit në korrupsion dhe pastrim parash.

“Çështja e Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi është në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe dosja e SPAK po verifikohet nga gjykata, e cila nuk ka ende një vendimmarrje për shkak të procedurave dhe kohës së nevojshme që u duhet avokatëve për të parashtruar prapësimet e tyre sa i takon hetimeve të SPAK. Vendimmarrja pritet të jetë një nga këto tre forma, kalimi i dosjes për gjykim, mund të kemi një vendimmarrje që mund të prapësohet dosja për hetime të mëtejshme ose mund të kemi edhe një prapësim dhe mbyllje të çështjes hetimore. Kjo duket e vështirë, se nga provat që kemi parë deri më sot, është një dosje e kopsitur dhe provohet me prova dhe me fakte implikimi i Berishës dhe në korrupsion dhe roli i dhëndrit në korrupsion dhe pastrim parash”, tha Doçi.

Gazetari Doçi thekson se dhëndri Malltezi përmes aferës Partizani arriti të vendosë pasuri miliona euro. Doçi thekson se Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, një ndër arsyet që u shpall non grata nga SHBA.

“Faktet janë publike, nga pronar i pretenduar i rreth 150 metër katror tokë tek ish-klubi partizani, dhëndri i tij ka arritur që të ketë një pasuri me vlerë miliona euro, të ngrejë 19 kulla, dhe me këtë operacion SPAK ka konkluduar se janë pastruar rreth 5 mln euro. Nga një trashëgimtar i pretenduar, sepse ka patur dyshime të forta që këta ish-pronarë janë dëm njëherë nga Italia fashiste. Vetëm për prona që ka përfituar Malltezi, nuk gjenden dokumentet në arkiva. Duke qenë se Berisha ka drejtuar arkivin, mund të ketë patur një angazhim për zhdukjen e dokumenteve. Mungesa e dokumenteve të dëmshpërblimit nuk e zhbën akuzën e SPAK ndaj Berishës dhe Malltezit për pastrim parash dhe korrupsion, përdorimin e pushtetit për pasurim familjar, ashtu siç është edhe reflektuar në vendim e DASH për t’i shpallur non grata”, shprehet Doçi.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!