• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Lufta e tarifave me Kanadanë dhe Meksikën, Trump bisedon sot me kryeministrin kanadez dhe presidenten Sheinbaum

03/02/2025
in Botë
Lufta e tarifave me Kanadanë dhe Meksikën, Trump bisedon sot me kryeministrin kanadez dhe presidenten Sheinbaum

Presidenti amerikan Donald Trump do të flasë me kryeministrin Justin Trudeau të hënën në mëngjes, raporton Reuters.

Trump u tha gazetarëve se do të flasë edhe me Meksikën të hënën pasi presidentja Claudia Sheinbaum tha se ajo do të shpallë kundërmasa në të njëjtën ditë.

Kjo vjen pasi të shtunën, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave të reja prej 25 për qind për mallrat që importohen nga Meksika dhe Kanadaja dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet nga Kina, duke nisur nga dita e martë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Si Kanadaja dhe Meksika kanë lejuar hyrjen e pashembullt në SHBA të emigrantëve të paligjshëm si edhe të fentanilit (lloj droge) që po u merr jetën amerikanëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë një konference për shtypin, të premten.

Ndërsa tarifa për mallrat që do të vijnë nga Kanadaja do të jetë 25 për qind, Presidenti Trump tha se tarifa për naftën e papërpunuar të importuar nga ky vend do të jetë 10%.

Specifikisht për Kanadanë, Trump anuloi përjashtimin ndaj detyrimeve tatimore për dërgesat me vlerë më pak se 800 dollarë.

Tarifa prej 10 për qind ndaj Kinës, do t’i shtohet një sërë tarifash ekzistuese për importet që vijnë nga ai vend.

Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, nuk parashikohen mekanizma për të kërkuar përjashtime për tarifat, por ka përcaktime për përshkallëzim të normave tarifore në rast se vendet e prekura hakmerren.

Meksika dhe Kanadaja reaguan të shtunën vonë, ndërsa Kina dënoi veprimin e zotit Trump të dielën, por la të hapur mundësinë për bisedime për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, urdhëroi vendosjen e tarifave si kundërpërgjigje ndaj masës së administratës amerikane, duke shkruar në rrjetin X se qeveria e saj do të kishte parapëlqyer dialogun, por ishte e detyruar të reagonte.

“Kam udhëzuar Ministrin e Ekonomisë për të zbatuar planin B, mbi të cilin kemi punuar, që përfshin masa tarfiore dhe jo tarifore në mbrojtje të interesave të Meksikës”, shkroi ajo.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha të shtunën se vendi i tij do të hakmerrej ndaj veprimeve të administratës amerikane, duke vendosur një tarifë prej 25 për qind për importet amerikane që kapin një vlerë prej 155 miliardë dollarësh.

Ai tha po ashtu se Kanadaja po shqyrton vendosjen e masave jo tarifore, me gjasë ato që lidhen me mineralet kritike, energjinë dhe partneritete të tjera.

Kina e dënoi të dielën vendosjen e tarifave duket thënë se do ta dërgonte këtë çështje në Organizatën Botërore të Treegtisë dhe se do të merrte “masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”.

Ndërsa tha se vendimi i Shtetet e Bashkuara “shkel seriozisht” rregullat ndërkombëtare të tregtisë, Ministria e Tregtisë e Kinës i bëri thirrje Uashingtonit “që të angazhohej për dialog të hapur dhe forcimin e bashkëpunimit”.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!