• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

7 “pretendentë” ambiciozë për blerjen e TikTok, cili do ia dalë me sukses?

28/01/2025
in Botë
7 “pretendentë” ambiciozë për blerjen e TikTok, cili do ia dalë me sukses?

Më 18 Janar në mbrëmje, TikTok u “fik” në SHBA, një përgjigje “sfiduese” kjo ndaj krijuesit të platformës, për të gjitha shqetësimet që ishin ngritur nga qeveria amerikane. Por në pak ditë, situata u normalizua me shkuarjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pasi u betua, ai firmosi një urdhër ekzekutiv që i zgjati “afatin” TikTok me 75 ditë, për blerjen ose pezullimin total të kësaj platforme. Teksa Trump i dha kohë ByteDance që të gjejë një blerës të denjë, shumë biznesmenë “fërkojnë duart” për të mos e humbur këtë rast, që në fakt kushton plot 50 bilion dollarë. ByteDance fillimisht nuk e pranoi shitjen e TikTok në Amerikë, por duke parë rrethanat, shanset janë thuajse absolute për një marrëveshjeje që “është në interes të të gjithëve”.

Nisur nga lajmet që qarkullojnë për marrëveshjet potenciale, ja lista e “kandidatëve” kryesorë që mund ta marrin nën kontroll platformën:

I listuar nga “Forbes” si njeriu më i pasur në botë, CEO i “Tesla” dhe “SpaceX” Elon Musk ka shumë gjasa të bëhet pronar i TikTok. Kjo sidomos duke ditur besimin që Trump ka tek ai, gjë që e ka treguar përgjatë fushatës elektorale. Tashmë i ka dhënë edhe drejtimin e “Departamentit të Efiçensës Qeveritare”. Madje, në media Presidenti amerikan ka thënë se nëse “Musk dëshiron, mund ta blejë!”. Edhe në një raport të Bloomberg thuhet se Kina e sheh ‘të udhës’ t’ja shesë platformën pikërisht Musk. Shtuar këtu edhe qëndrimin e tij ndaj pezullimit të TikTok, të cilën e sheh si censurë!

MrBeast

Blogeri Jimmy Donaldson, i njohur në interner si MrBeast e ka bërë të qartë interesin e tij për të blerë TikTok. Ai ka më shumë subscribers se çdo njeri tjetër në planet, në Youtube, plot 340 milionë e më shumë se 113 milion ndjekës në TikTok. Madje në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar “Ok, po e blej TikTok-un që të mos e pezullojnë, mund të bëhem CEO juaj i ri”. Thuhet se Donaldson është bashkuar me disa investitorë të udhëhequr nga themeluesi dhe CEO i Employer.com, Jesse Tinsley, në ofertën e tyre për TikTok.

Kevin O’Leary

Investitori kanadez Kevin O’Leary e njëkohësisht ylli i “Shark Tank” e ka shprehur po ashtu dëshirën e tij të madhe për të blerë TikTok. Ai ka deklaruar se “20 bilion dollarë janë në tavolinë, cash”. Më tej, ka theksuar se po bën përpjekjet e tij për një marrëveshje në Capitol Hill, e nëse kjo gjë arrihet ai do rishkruajë rregullat e rrjeteve sociale.

Larry Ellison

Trump e ka parë si pretend të mirë edhe shefin e teknologjisë Lary Ellison. “Larry, le të negociojmë para mediave. Bleje dhe gjysmën jepja Shteteve të Bashkuara”, ka thënë publikisht Trump.

Steven Mnuchin

Ish-Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin i cili ka shërbyer gjatë mandatit të parë të Trump, është futur në bisedime sa i takon TikTok. “Tani që Presidenti Trump është i gatshëm për marrëveshje, ne do e ndjekim procesin me përpikmëri në 75 ditët e ardhshme. Jemi shumë të interesuar në këtë biznes dhe e kemi gati planin teknologjik”, ka thënë ai.

“Perplexity AI”

Në listë figuron edhe një “motor përgjigjesh pa pagesë me Inteligjencë Artificiale”, që konkurron me OpenAI dhe Google. “Associated Press” raporton se kompania në fjalë ka bërë një propozim të ri ndaj ByteDance, që do i lejonte qeverisë amerikane të zotëronte gjysmën e platformës.

Hyn sërish në lojë edhe Microsoft!

Interesi i kësaj kompanie ka qenë që prej vitit 2020, por nuk ia ka arritur qëllimit. Ka bërë një sërë ofertash, por asnjë e tillë nuk ka funksionuar. Madje CEO e Microsoft Satya Nadella e ka cilësuar “gjënë më të çuditshme me të cilën ka punuar ndonjëherë”.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!