• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Çfarë ndodh nëse TikTok mbyllet në SHBA?

15/01/2025
in Botë
Çfarë ndodh nëse TikTok mbyllet në SHBA?

Më 19 Janar pritet që TikTok të ndalohet në SHBA. Vendimi që do të merret nga Gjykata e Lartë pritet me ankth, pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë pas mbylljes së këtij aplikacioni. Mediat e huaja e kanë shtrirë çështjen në 3 pika kyçe.

A mund të përdoret TikTok edhe nëse është i ndaluar?

Mënyra  e vetme që përdoruesit të mos kenë akses në TikTok ndodh në rastet nëse SHBA bisedon me dyqanet e shkarkimit të aplikacioneve si Google Play Store dhe App Store për ta bërë atë të padisponueshëm për përdoruesit. Kjo do të thotë se njerëzit nuk mund të përdorin më një mjet legjitim për të hyrë në TikTok.

Megjithatë ka shumë video që qarkullojnë të cilat tregojnë se si njerëzit të përdorin një VPN tjetër, si mënyrë për ta bërë llogarinë e tyre të duket aktive në një rajon tjetër, jo në SHBA. Rajoni i dyqaneve të aplikacioneve mund të ndryshohet gjithashtu në shumicën e pajisjeve, kështu që çdokush mund të përdorë teorikisht aplikacione nga vende të tjera. Megjithëse kjo mund të shkaktojë probleme të tjera, për të mos përmendur shkeljen e mundshme të marrëveshjeve të kushteve të shërbimit. Pra nëse më 19 Janar TikTok ndalohet në SHBA përdoruesit “këmbëngulës” mund ta gjejnë zgjidhje për të lundruar përsëri në këtë rrjet.

Platformat alternative për përdoruesit?

Sipas të dhënave të përftuara nga sondazhet, ka dalë rezultati se përgjatë vitit 2024 TikTok numëron mbi 170 milionë përdorues në SHBA. Ndalimi i TikTok do e bëjë atë jo vetëm më pak të përdorshëm duke humbur një numër të madh përdoruesish, por do u japë një “shteg” të lirë konkurrentëve që të dominojnë në treg. Platformat e tjera më të përafërta konsiderohen YouTube dhe Instagram, videot e shkurtra, shot në YouTube apo reels-at në Instagram do të ishin zëvendësuesit perfektë të TikTok. Megjithatë së fundi një popullaritet të shtuar ka marrë dhe platforma kineze e quajtur RedNote. Sipas përdoruesve ajo ka një ngjashmëri të madhe me TikTok. ByteDance ka në pronësinë e saj përveç TikTok dhe aplikacione të tjera si përshembull Lemon8, por këto aplikacione nuk mund të përdoren për arsye se ligji ndalon të gjitha aplikacionet e kompanisë ByteDance që ka në pronësi TikTok.

A mund të ketë një blerës të ri për TikTok?

Deri tani kompania që ka në pronësi TikTok, ByteDance ka qenë këmbëngulës për të mos pranuar një shitje të aplikacionit. Por a mund të ndodhë e kundërta me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë? Megjithatë “kandidatët” për TikTok janë në rresht. Bloomberg News raportoi këtë të martë se kompania po shikonte një shitje te miliarderi Elon Musk. Nga ana tjetër ish-sekretari i Thesarit të Trump, Steven Mnuchin dhe biznesmeni Frank McCourt kanë shprehur gjithashtu të njëjtin interes për ta bërë të tyren aplikacionin.

Duke anashkaluar aludimet, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të japë Gjykata e Lartë në SHBA më 19 Janar dhe se çfarë roli do të luajë presidenti Trump.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!