AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjykata e Shkupit refuzon ankesën e Artan Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi

by SHT Media
25/12/2024
in Botë
6
0
Gjykata e Shkupit refuzon ankesën e Artan Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Shkup vendosi që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi, dhe e njëjta të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.

Ky vendim pason ankimimin e bërë javën e kaluar nga avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.

“Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponueshëm për organet e ndjekjes penale, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, mori një vendim me të cilin e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit më 24 dhjetor.



Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, akuzohen për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro. Më 18 dhjetor, ndaj tyre u shpall edhe një fletarrestim ndërkombëtar.

Deri më tani, asnjëri nga ta nuk është i disponueshëm për organet e rendit.

Ish-zëvendëskryeministri Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, ka mohuar të ketë ikur nga vendi. Ai ka thënë se ndodhet jashtë vendit për një ‘vizitë private’, pa dhënë më shumë detaje.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Panço Toshkovski, gjatë një interviste për televizionin maqedonas Telma, më 23 dhjetor tha se asnjë shtet fqinj nuk ka dorëzuar konfirmime për qëndrimin e mundshëm të Artan Grubit në territoret e tyre.

Ai theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për vendndodhjen aktuale, por shtoi se do të donte t’i besonte deklaratës së tij se do të kthehet në vend.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi më herët se pak orë para fillimit të aksionit policor më 16 dhjetor, ish-zëvendëskryeministri, i shoqëruar nga një afarist vendas, (Arsim Paparinku), i cili si konsull nderi udhëtonte me makinë me targa diplomatike, kishte kaluar përmes pikës kufitare të Bllacës drejt Kosovës.

Radio Evropa e Lirë më 18 dhjetor iu drejtua Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse ka informacione se Grubi ndodhet në Kosovë, si dhe Ministrisë së Drejtësisë për të pyetur nëse do të bashkëpunojë në ekstradimin e tij nëse ai gjendet dhe arrestohet në Kosovë, por nuk mori përgjigje.

Megjithatë, më 21 dhjetor, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, mohoi pretendimet e Mickoskit, duke pohuar se Artan Grubi nuk është në Kosovë, por në Shqipëri. Mexhiti nuk dha më shumë detaje, por shtoi se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka bashkëpunim me Interpol-in, për ta gjetur dhe rikthyer në vend.

Pretendimet se Grubi po fshihet në Shqipëri, deri më tani nuk i ka mohuar, e as nuk i ka pohuar zyrtarisht Ministria e Brendshme e shtetit shqiptar.

Kryeministri Mickoski nuk pret që ndonjë nga shtetet fqinje t’i japë azil politik Grubit nëse ai e kërkon, për shkak se, siç thotë ai, është vendosur në listën e zezë amerikane për krim dhe korrupsion, dhe jo për arsye politike.

“Këtu nuk po flasim për arsye politike, por është diçka ndryshe nga politika – dyshimi për një krim të kryer. Nuk pres që ai të marrë azil, por është ende vendim i atyre që do të hyjnë në një procedurë të tillë”, tha Mickoski të martën, përpara gazetarëve.

Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se rasti me Grubin nuk do të kishte ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, që parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion. Nga BDI gjatë fundjavës, kërkuan edhe një herë nga Qeveria të miratojë Ligjin për masat restriktive.

Mickoski, i pyetur nëse Qeveria do ta miratojë këtë ligj, u përgjigj negativisht.

“Kjo Qeveri nuk do të miratojë ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ne do të punojmë gjithmonë në përputhje me normat pozitive ligjore dhe Kushtetutën, të cilat janë dy shtylla kryesore për ne. Në legjislacion kemi parashikuar masa për këta persona”, shtoi Mickoski.

Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor. Partia i ka bërë thirrje që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.

Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Kovaçevski i ka mohuar akuzat./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.