• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gjekmarkaj reagon pas daljes nga spitali: Policia desh më ngriti në ajër… U thye edhe një pasqyrë makine

24/12/2024
in Politikë
Vizita e Blinken/ Gjekmarkaj: Nëse takon Dumanin, do t’i japë zemër SPAK të veprojë ndaj Qeverisë

Nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka lënë ambientet e spitalit, pasi humbi ndjenjat pasditen e së hënës në marshimin e opozitës, të mbajtur në disa akse të kryeqytetit.

Policia i qëndron versionit të saj se nga ana e tyre nuk ka patur përplasje me deputetin e opozitës dhe nuk është goditur nga asnjë punonjës i forcave blu, ndryshe nga reagimi i opozitës.

Rezulton se vetë Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.



Pas daljes nga spitali, deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar publikisht, duke thënë se u ndje keq si pasojë e veprimeve të policisë, që sipas tij, “gati e ngritën në ajër”.

Deputeti ishte i pozicionuar në “Pallatin me Shigjeta”, aty ku u ndesh me ndërhyrjen e forcave policore, duke ndjerë shqetësime me frymëmarrjen.

Ai u paraqit menjëherë në Spitalin e Traumës për të marrë shërbimin e menjëhershëm shëndetësor.

Reagimi i Deputetit Agron Gjekmarkaj:

Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese!

Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjendur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin tim , punonjes i  gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe  dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh ! Ju thashe mos me prekni , jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog  Universiteti  me butesi gati me humor  , nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht , me shume forcë, thyen  e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua ! Me terhoqi shoqeruesi  me shumë mundim  dhe një  djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret  humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!

Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument  dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të  gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe  ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh  që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!

Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha per  ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira!

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!