AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulmi në Gjermani, mediat: 50-vjeçari, postime në rrjetet sociale kundër islamit

by SHT Media
22/12/2024
in Botë
6
0
Sulmi në Gjermani, mediat: 50-vjeçari, postime në rrjetet sociale kundër islamit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas goditjes fatale në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, autori i dyshuar ndodhet në paraburgim. Ndaj mjekut 50-vjeçar rëndojnë akuzat për vrasje, tentativa të shumta për vrasje dhe disa akuza për lëndime të rënda trupore.

I dyshuari është përmendur në mediat lokale si Taleb al-Abdulmohsen, një shtetas saudit 50-vjeçar, i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2006 dhe kishte punuar si mjek.

Ai kishte një faqe interneti që synonte të ndihmonte myslimanët e tjerë të largoheshin nga persekutimi në atdheun e tyre. Autori i dyshuar nuk ka lidhje të njohura me ekstremizmin islamik.



Mediat dhe postimet e tij sociale lënë të kuptohet se ai kishte qenë kritik ndaj islamit.Gjithashtu kishte sinjalizime rreth postimeve shqetësuese që Taleb al-Abdulmohsen kishte bërë në rrjetet sociale duke paralajmëruar se “diçka e madhe do të ndodhë në Gjermani”.

Tashmë është zbuluar se Arabia Saudite kishte lajmëruar vazhdimisht policinë gjermane për shtetasin e tyre al-Abdulmohsen, që jeton në Gjermani që nga viti 2006. Në rrjetet sociale ai ka shkruar “a ka një rrugë drejt drejtësisë pa masakruar qytetarët gjermanë pa dallim?”

Hetuesit thanë se ishte një autor i vetëm që kreu krimin dhe nuk ka prova për një person të dytë. Sipas të dhënave të policisë, ky person përdori korsinë e emergjencës për të futur makinën e tij në tregun e Krishtlindjeve.

Sipas autoriteteve, katër gra të moshës 45, 52, 67 dhe 75 vjeç dhe një djalë nëntë vjeçar ndërruan jetë. Ende nuk është e qartë nëse motivi mund të ketë qenë një pakënaqësi me mënyrën se si refugjatët e Arabisë Saudite trajtohen në Gjermani.

Shumë njerëz në Magdeburg mbajtën një ceremoni për viktimat dhe të afërmit e tyre. Sipas vlerësimeve të policisë, më shumë se 1000 njerëz morën pjesë në përkujtimoren para katedrales ku u vendos një ekran i madh në të cilin u transmetua një meshë nga katedralja.

Mesha u ndoq nga familjet e viktimave, punonjës të urgjencës dhe zyrtarë të qeverisë federale, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz. Qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj për viktimat.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.