• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut, zbardhet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg

21/12/2024
in Botë
Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut, zbardhet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg

E kapën njëqind metra larg vendit të masakrës. Policia e ndaloi pranë një stacioni tramvaji, ai u shtri në tokë për t’u prangosur pranë BMW-së së marrë me qira, i qetë. Por, mes disa sekondave të masakrës dhe arrestimit, Taleb

Al Abdulmohsen arriti të postonte disa video të çmendura, të cilat mund të jenë një nga çelësat për të kuptuar masakrën e Krishtlindjeve që tronditi Gjermaninë.
“Jam i persekutuar nga gjermanët”, pohon ai në video. Në një postim në X (ish-Twitter) shkruan: “Sokrati u vra nga grekët dhe askush nuk pagoi. Nëse duhet bërë drejtësi, atëherë ajo duhet të ndalojë islamizimin e Evropës”.

Duke ndjekur mbrapsht biografinë e tij, përmes aktivitetit të tij intensiv në X, intervistave të tij dhe gjurmëve të jetës në qytetin ku jetonte, Bemburg, del në pah profili i një rrëshqitjeje të ngadaltë, por të pandalshme, të një qytetari model. Del historia e një mbërritjeje në Gjermani që nisi me perspektivat më të mira, si refugjat plotësisht i integruar, dhe e një biografie që doli jashtë shtegut për shkak të një fanatizmi në rritje kundër islamit, që e kishte çuar ish-refugjatin të përqafonte teza dhe figura të spikatura të ekstremit të djathtë bashkëkohor, nga Elon Musk te Alice Weidel, duke kaluar te kreu i Identitarëve, Martin Sellner.



Lindja dhe mbërritja në Gjermani
I lindur në vitin 1974 në Hufuf, Arabi Saudite, Taleb Al Abdulmohsen mbërriti në Gjermani në vitin 2016, pasi përfundoi specializimin në psikiatri.

Angazhimi për gratë

Fillon punë në një klinikë në Bemburg, në Saksoninë-Anhalt, rreth pesëdhjetë kilometra në jug të Magdeburgut. Në ato vite, profili i tij dukej ai i një emigranti të integruar dhe bujar: Al Abdulmohsen angazhohet për gratë saudite që duan të ikin nga regjimi dhe “nga përdhunimet e tutorëve të tyre meshkuj”, siç tregon në vitin 2019 për “Frankfurter Rundschau”.

“Jam personi më kritik ndaj Islamit në histori”, rrëfehet ai për gazetën gjermane. Pasojnë intervista të tjera: me gazeta të mëdha gjermane, me BBC.

Në atë kohë, Al Abdulmohsen kishte ende besim në sistemin gjerman të azilit, që “mund t’u dhurojë grave lirinë”. Sidomos bashkëkombëseve të tij të shtypura nga një monarki islamike. Dhe ai vetë e fitoi statusin e refugjatit në vitin 2016, sepse pretendonte se refuzimi i tij i plotë ndaj Islamit e kishte ekspozuar ndaj kërcënimeve me vdekje nga fanatikët. Por në vitet që pasuan, diçka shkoi keq.

Ndryshimi
Al Abdulmohsen filloi të postonte video gjithnjë e më të gjata, gjithnjë e më të çuditshme. Psikiatri dukej sikur kishte humbur besimin te Gjermania dhe po radikalizohej. Në X, ai sulmonte gjithnjë e më shpesh vendin që e mirëpriti, duke e fajësuar se “gjuan refugjatët sauditë brenda dhe jashtë vendit për t’ua shkatërruar jetën”. Pohonte se Gjermania dëshiron të “islamizojë Evropën”, postonte një foto të ish-kancelares Angela Merkel me mbishkrimin në anglisht: “E kam shkatërruar Evropën”.

Musk dhe AfD
Dhe një ide fikse filloi t’i pushtonte mendjen. Që bashkatdhetarët e tij kërcënoheshin nga “autoritetet” gjermane, që për ateistët si ai, Gjermania preferonte “xhihadistët”. Në faqe amerikane anti-islame filloi të kërkonte mbylljen e kufijve. Dhe rrëshqitja e tij shkoi aq larg, sa filloi të simpatizonte ekstremizmin e djathtë, gjerman dhe global.
I pëlqente teknosovranisti Elon Musk, admironte të djathtën ekstreme gjermane, për të cilën shkruante: “Kush, përveç AfD-së, lufton Islamin?”. Gjeti ngushëllim, në urrejtjen e tij të thellë kundër myslimanëve, edhe te kreu i Identitarëve, Martin Sellner. Dhe Alice Weidel-it, kreut të AfD-së, Al Abdulmohsen i shkroi drejtpërdrejt në X: “E majta është e çmendur, na duhet AfD për të mbrojtur policinë”.

Dikush vuri re ato postime, ato komente gjithnjë e më agresive. Sipas mediave gjermane, autoritetet saudite i kishin sinjalizuar Berlinit për ato çmenduri në rritje. Por askush nuk veproi. Madje as kur pranë profilit të Taleb Al Abdulmohsen u shfaq një mitraloz.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!