• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Buxheti për vitin 2025, Veliaj: Transport falas për të gjithë pensionistët në Tiranë, ja si do bëhet regjistrimi për abonenë

13/12/2024
in Politikë
Buxheti për vitin 2025, Veliaj: Transport falas për të gjithë pensionistët në Tiranë, ja si do bëhet regjistrimi për abonenë

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2025 do të ketë në fokus shpërblimin mujor për çdo pensionist, i cili vjen në formën e abonesë së përgjithshme falas. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas përfundimit të punëve në disa nga asetet kryesore të kryeqytetit, është koha për të qenë më solidarë me ata që i kanë dhënë shumë Tiranës ndër vite.

“Në këtë mandat të tretë është koha për t’u siguruar që mbarojnë të gjitha punët e rëndësishme për qytetin. Por, me buxhetin e ri ne propozojmë një projekt të cilin unë e kam shumë për zemër: aboneja falas për pensionistët e Tiranës, pra për të gjitha gratë mbi 60 vjeç dhe burrat mbi 65 vjeç. Aboneja e përgjithshme kushton 16 mijë lekë të vjetra në muaj. Në total janë 192 mijë lekë. Përveç bonusit që jep qeveria për pensionistët, bashkia jep çdo muaj një 16 mijë lekësh, në formën e abonesë. Pra, transport falas për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona, për të cilët jemi mirënjohës për sakrificën dhe punën e tyre. Mund të jetë dikush që pyet: “Pse e bëtë tani, pse jo që në fillim?” Sepse nuk i kishim mundësitë në fillim. Trashëguam një Tiranë totalisht të falimentuar. Sot kur kemi bërë pjesën më të madhe të punëve, Tirana e ka mundësinë që të jetë e majtë, solidare dhe mbështetëse për ata që i kanë dhënë më shumë qytetit tonë, që janë pensionistët”, deklaroi Veliaj.

Ai shpjegoi për të gjithë pensionistët si do të funksionojë marrja e abonesë përmes regjistrimit në njësinë administrative. “Do të bëhet vetëm njëherë regjistrimi te njësia administrative. Shkon për t’u futur në regjistrin e udhëtarëve. Kjo është vetëm për Tiranën. Bashkia e Tiranës nuk mund të subvencionojë një pensionist që vjen nga një vend tjetër sepse taksat i paguan te qyteti tjetër. Kjo vlen vetëm për ata që janë rezidentë të Tiranës, sipas ligjeve të shtetit. Do të thotë se ne regjistrohemi vetëm një herë në njësi. Do të bëhet një njoftim publik dhe pastaj, çdo muaj me atë regjistrim merr abonenë. Aboneja subvencionohet 100% nga Bashkia e Tiranës, sipas operatorit që e ka lëshuar atë abone. Njësoj siç kemi bërë me abonenë e studentit”, u shpreh kryebashkiaku.



Duke u ndalur në punët e Bashkisë së Tiranës në dy mandatet e para, Veliaj theksoi se socialistët kanë bërë histori me 45 shkolla të reja në kryeqytet, ndërsa shtoi se kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë.

“Historia e suksesit që ne kemi bërë me 45 shkollat e reja është paja më e madhe që do i lëmë qytetit tonë. Kur mendoj se sa kanë ndryshuar gjërat jo vetëm këtu te njësia jonë, e jo vetëm për shkollën “Kosova”, e cila ishte nisur për pallat nga ata që sot shesin moral dhe të futen poshtë fustanit, te vrima e çelësit, në krevat. Por, detyra jonë nuk është që t’u pëlqejmë të gjithëve. Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve, ndaj ky është një buxhet që i shërben të gjithëve, duke filluar nga njësitë urbane, deri te njësinë periferike, për të gjithë qytetin tonë. Në mandatin e parë e patëm fokusin te disa investime që janë ikonike, kartolinë e Tiranës. Kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë. Që nga dita e parë jemi hasur me kundërshti dhe pistoletat e tyre. Në mandatin e dytë patëm disa problematika, që ishin të paparashikueshme, si tërmeti, që na hapi një punë të jashtëzakonshme kur vjen puna te shkatërrimi dhe pasojat që solli, sidomos me ndërtimet e vjetra. Ishte edhe pandemia, që goditi të gjithë botën. Pastaj, filloi një luftë në Ukrainë, nga e cila u impaktuam edhe ne”, nënvizoi ai.

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!