AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Manastirliu konsultë me prindërit e “Asim Vokshit”: Plan Kombëtar Veprimi për sigurinë në shkolla

by SHT Media
11/12/2024
in Politikë
6
0
Manastirliu konsultë me prindërit e “Asim Vokshit”: Plan Kombëtar Veprimi për sigurinë në shkolla
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me prindërit e shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë, në kuadër të takimeve këshilluese për kufizimin e përdorimit të platformave si TikTok.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu u shpreh se: “Deri më tani, kemi zhvilluar mbi 600 takime dhe konsultime me prindër, duke angazhuar mbi 27 000 prindër në dialogun për zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve tanë. Këto takime kanë qenë një platformë e fuqishme bashkëpunimi, ku kemi ndarë shqetësime, ide dhe propozime konkrete për të përmirësuar standardet e edukimit dhe mjedisin e shkollave tona,” u shpreh ministrja Manastirliu.

Në fjalën e saj, ministrja vuri theksin në fuqizimin e mekanizmave kundër dhunës dhe bullizmit në shkolla.



“Ne jemi duke punuar për një plan veprimi kombëtar për rritjen e sigurisë në shkolla, si dhe për adresimin e fenomeneve që lidhen me dhunën online dhe bullizmin. Po ashtu, po fuqizojmë këto masa në mënyrë të qëndrueshme. Kryeministri tashmë ka prezantuar një projekt të rëndësishëm, i cili do të zhvillohet në kuadër të iniciativës për qytetet inteligjente. Një nga hapat kryesorë të këtij projekti është vendosja e kamerave inteligjente brenda institucioneve arsimore, që do të jenë një element thelbësor për rritjen e sigurisë në shkolla. Ky projekt ambicioz, i cili ka marrë frymëzim nga një model i suksesshëm i realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të përmirësojë ndjeshëm monitorimin dhe kontrollin në shkolla.

Një tjetër objektiv i yni është fuqizimi i rolit të punonjësve socialë në shkolla, duke avancuar gjithashtu në drejtim të rritjes së numrit të oficerëve të sigurisë. Kemi 276 oficerë sigurie, këtë vit do të shtojmë rreth 36 shkolla të tjera me oficerë të rinj”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja u ndal dhe te roli vendimtar i trekëndëshit mësues-prind-nxënës dhe për rëndësinë e forcimit të dialogut me komunitetin e prindërve dhe për të ndërmarrë masa konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e sigurisë në shkolla.

“Të bashkuarit në të njëjtin front na çon jo vetëm drejt përmirësimit të standardeve edukative dhe arsimore, por edhe drejt një zhvillimi të shëndetshëm të brezit të ri, duke i ndihmuar ata të shpalosin potencialin e tyre më të lartë. Kjo bëhet e mundur përmes dhënies së shembullit të mirë dhe mbështetjes ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Secili fëmijë ka një aftësi të veçantë, pavarësisht notave ose vlerësimeve në lëndë të caktuara”, u shpreh Manastirliu.

Ajo thekson se, “secili prej tyre duhet mbështetur dhe ndihmuar në kohën e duhur kur identifikohet nevoja për ndihmë. Për këtë arsye, duhet të jemi vigjilentë si në shkollë, ashtu edhe në familje, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve tanë. Fuqizimi i instrumenteve për parandalimin e dhunës, qoftë ajo online apo bullizmi në shkolla, është shumë i rëndësishëm. Po aq i rëndësishëm është edhe roli i këshillit të prindërve dhe bordit të shkollës, që janë ura lidhëse për një angazhim të përbashkët. Nëpërmjet fuqizimit të këtyre mekanizmave, mund të bëjmë edhe më shumë për të mbështetur fëmijët tanë dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për ta”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.