• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Rebelët, kurdët, ISIS dhe Turqia… si është fragmentuar harta e Sirisë post-Assad

10/12/2024
in Botë
Rebelët, kurdët, ISIS dhe Turqia… si është fragmentuar harta e Sirisë post-Assad

Në epokën që sapo ka nisur pa Bashar al-Assad në krye të vendit, harta e Sirisë duket tejet e larmishme. Bashar al-Assad është tani në Moskë, duke lënë pas Sirinë, të cilën familja e tij e sundoi përmes trashëgimisë për më shumë se 50 vite.

Rebelët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) janë në pushtet, por e nesërmja mbetet e panjohur për shtetin me 22 milionë banorë.

Kjo pasi rebelët që i dhanë jetë revolucionit nuk janë një grup i unifikuar, por shumë fraksione që luftuan me qëllimin e përbashkët për të përmbysur regjimin.



Në vetëm dy javë, rebelët sirianë, të udhëhequr nga grupi HTS, nisën një ofensivë spektakolare, duke pushtuar qytetet kryesore dhe duke çuar në rënien e Damaskut.

Kryengritësit, duke përdorur automjete të vogla dhe motoçikleta, përfituan nga rruga kryesore e vendit, duke përparuar me shpejtësi drejt kryeqytetit, të cilin e pushtuan pa rezistencë. Operacioni i tyre filloi me kapjen e Aleppos në fund të nëntorit dhe vazhdoi me qytetet Hama dhe Homs përpara se kryeqyteti të binte.

Por sipas BBC, siç raportohet nga i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, përleshjet vazhdojnë në Sirinë verilindore midis forcave të mbështetura nga Turqia dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët. Në qytetin sirian të Manbijit, ku ditët e fundit kanë ndodhur përleshje të mëdha, tani raportohet se anëtarët e SDF po lejohen të tërhiqen në mënyrë të sigurt.

Duke cituar një burim të opozitës siriane, agjencia e lajmeve Reuters raporton se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për tërheqjen e sigurt të krudëve, ndërsa Rexhep Tajip Erdogan tha sot nga Ankaraja se Manbiji ishte çliruar nga ata që ai i quajti “terroristë”.

Edhe pse Turqia i konsideron “terroristë”, forcat kurde të SDF-së ishin aleati kyç i një koalicioni global të udhëhequr nga SHBA që punoi për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga Siria midis 2015 dhe 2019.

Pavarësisht rënies së regjimit të Assad, Siria mbetet e fragmentuar. HTS tani kontrollon qytetet kryesore të vendit, por nuk është lojtari i vetëm në rajon. Kurdët dhe grupet e tjera rebele kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë verilindore, ndërsa luftimet vazhdojnë midis fraksioneve rivale.

Rebelët, Kurdët, ISIS dhe Turqia në veri... si është

Harta e BBC tregon me ngjyrë të kuqe të ashtuquajturit rebelët e HTS nën drejtimin e al Jolanit. Me portokalli janë grupe të ndryshme rebele të papërcaktuara politikisht. Me të verdhë janë territoret e kontrolluara nga ushtria turke dhe rebelët që bashkëpunojnë me të, ndërsa forcat kurde me ngjyrë vjollcë të çelur.

Mungesa e një komande të unifikuar midis rebelëve dhe prania e shumë grupeve të ndryshme e bëjnë të vështirë ndërtimin e stabilitetit në vend. Situata në Sirinë veriore mbetet e tensionuar, veçanërisht në Manbij, ku forcat kurde po përleshen me grupet e mbështetura nga Turqia.

Analistët nuk kanë mundur ende të përcaktojnë se kush e kontrollon qytetin, ndërkohë që luftimet vazhdojnë në disa lagje.

Manbiji është një pikë strategjike, pasi lidh rajone të ndryshme të vendit dhe është i rëndësishëm për kontrollin e Sirisë verilindore. Qyteti pasqyron mosmarrëveshjen më të gjerë mbi kontrollin e veriut.

Gjeopolitika e Sirisë dhe reagimet e Izraelit

Siria, me një popullsi prej rreth 22 milionë banorësh, ndodhet në një pozicion strategjik, në kufi me Turqinë, Libanin, Izraelin, Irakun dhe Jordaninë.

Gjatë luftës, shumë fuqi të jashtme, si Turqia, Perëndimorët dhe shtetet e Gjirit, mbështetën fraksione të ndryshme të opozitës.

Rënia e regjimit të Asadit çoi në reagime të menjëhershme nga Izraeli. Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore në objekte të dyshuara për armë kimike dhe raketa në Siri.

Në të njëjtën kohë, Izraeli njoftoi pushtimin e përkohshëm të një zone të çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit, duke theksuar se marrëveshja e shkëputjes e vitit 1974 ka dështuar. Lartësitë e Golanit, të cilat Izraeli e pushtoi në vitin 1967, mbetet një pikë qendrore e grindjeve gjeopolitike.

/a.r

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!