AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë! Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

by SHT Media
09/12/2024
in Botë
6
0
Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë! Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vetëm dy javë, rebelët në Siri dolën nga bastioni i tyre në veriperëndim të vendit dhe morën nën kontroll disa qytete të rëndësishme.

Më pas arritën në kryeqytetin Damask dhe rrëzuan Presidentin Bashar al-Assad, 13 vite pas nisjes së luftës civile në vend.

Në makina të vogla dhe motoçikleta, luftëtarët e drejtuar nga grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) lëvizën me shpejtësi në autostradën kryesore të vendin drejt Damaskut dhe e morën kryeqytetin pa përdorur forcë.
Por ndërsa shumë qytetarë sirianë po festojnë rënien e një dinastie që e drejtoi Sirinë me dorë të hekurt, e ardhmja mbetet e pasigurt dhe situata në terren është e paqëndrueshme me disa grupe rebele të tjera që kontrollojnë pjesë të ndryshme të vendit.



Si arritën rebelët në Damask?
Grupi HTS, bastionin e vet e ka në Idlib. Në Tetor, ajo drejtonte aty një territor të vogël të kësaj zone që ndodhet në kufi me Turqinë. Më 3 Dhjetor forcat rebele morën Aleppo-n dhe avancuan në jug.

Më 5 Dhjetor morën Hama-n dhe lëvizën drejt Homs-it. Më 7 Dhjetor grupi mori Homs-in dhe lëvizi drejt Damaskut. Më 8 Dhjetor, shpallën “fitoren historike”.

Për vite me radhë frontet e luftës kanë qenë të ngrira, por sulmi i rebelëve ishte i befasishëm, duke rrëzuar në këtë mënyrë qeverinë e Assad.

Kush kontrollon çfarë në territorin e Sirisë?

Rënia e regjimit erdhi nga avancimi i papritur i rebelëve të HTS-së, por pavarësisht kësaj, këta rebelë mund të kontrollojnë qytetet kryesore të Sirisë, por jo të gjithë vendin.

Siria prej vitesh është kontrolluar nga disa grupe rebele të ndryshme, përfshi këtu siç e përmendëm më lart HTS-në në Idlib dhe grupet kurdë në verilindje të vendit. Ditët e fundit këto grupe kanë marrë territore.

Asnjë prej grupeve rebele nuk do ta vajtojë rënien e regjimit të Assad, për këtë janë të sigurt ekspertët, por gjetja e një konsensusi se si do të qeveriset vendi mund të jetë e vështirë për t’u vendosur. Në veri të vendit ka pasur përplasje mes fraksioneve të kundërshtarëve që tani.

Çfarë po ndodh në veri të Sirisë?
Në qytetin verior të Manbij ka pasur ndërkohë përplasje mes forcave që mbështeten nga Turqia dhe rebelëve që udhëhiqen nga kurdët.

Të dyja palët pretendojnë se kanë marrë disa pjesë të qytetit. Luftimet raportohet të jenë ende duke ndodhur në disa lagje.

Analistët e Institutit për Studimet e Luftës thonë se nuk janë të sigurt se kush e kontrollon Manbij.

Si përfshihen fqinjët e Sirisë?
Siria, me një popullsi prej rreth 22 milionë njerëzish, ndodhet në bregun lindor të Detit Mesdhe. Kufizohet me Turqinë në veri, Libanin dhe Izraelin në perëndim dhe jugperëndim, Irakun në lindje dhe Jordaninë në jug.

Turqia, fuqitë perëndimore dhe disa shtetet të Gjirit Arab kanë mbështetur elemente të ndryshme të opozitës sirianë gjatë konfliktit. Për shembull, Hezbollahu në Liban, të mbështetur nga Irani, luftuan përkrah regjimit të Assad në konflikt.

Megjithatë kohët e fundit kjo lëvizje u dobësua si pasojë edhe e konfliktit me Izraelin. Kjo është parë edhe si një arsye kyçe pse rebelët avancuan me kaq sukses.

Izraeli, i shqetësuar nga ajo që e quan “ngulitja ushtarake” e Iranit në Siri, ka nisur sulme ajrore kundër ushtrisë siriane.

Si është kundërpërgjigjur Irani?
Siç e përmendëm më lart, disa prej fqinjve të Sirisë janë përgjigjur ushtarakisht. Izraeli thotë se ka shënjestruar armët kimike dhe sitet e raketave.

Izraeli po ashtu thotë se ka marrë nën kontroll një zonë të çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit, duke u shprehur se marrëveshja për mosangazhim e vitit 1974 me Sirinë është “prishur” me rebelët që morën kontrollin e vendit.

Lartësia e Golanit është një rrafshnaltë rreth 60 kilometra në jugperëndim të Damaskut.

Izraeli e pushtoi territorin nga Siria në vitin 1967 në Luftën 6-ditore dhe e aneksoi në mënyrë të njëanshme në vitin 1981. Kjo lëvizje nuk u njoh ndërkombëtarisht, derisa SHBA-ja në vitin 2019 e bëri diçka të tillë në mënyrë të njëanshme./ b.p

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.