AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Policia arreston 12 neonazistëqë do t’i bënin atentat kryeministres ‘tradhtare’ Giorgia Meloni

by SHT Media
07/12/2024
in Botë
6
0
Policia arreston 12 neonazistëqë do t’i bënin atentat kryeministres ‘tradhtare’ Giorgia Meloni
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia italiane njoftonte sot se ka arrestuar 12 të dyshuar si neonazistë që komplotonin të vrisnin me atentat kryeministren e djathtë të “Fratelli d’Italia” Giorgia Meloni, dhe më pas të përmbysnin qeverinë, sipas mediave vendase.

Autoritetet shtonin se një grup në rrjet i quajtur ‘Werewolf Division’ kërkonte të përmbyste qeverinë aktuale me atentate ndaj zyrtarëve të lartë që i konsideronin të korruptuar, për të vendosur regjimin e tyre nacionalist të fokusuar te raca e bardhë, shkruan rrjeti Daily Mail.

Policia tha se me zbulimin e iniciativës kishte bastisur 25 shtëpi ku sipas tyre ishin zbuluar simbole naziste, flamurë fashistë dhe thika të mëdha.



Policia tha se “për fat” nuk zbuloi eksplozivë apo armë zjarri në banesat e bastisura.

Anëtarët e grupit kërkonin të eliminonin Meloni me plumb në kokë, teksa në bisedat mes tyre flitej për stërvitje dhe misione zbulimi për lëvizjet e politikanëve në Romë.

Të dyshuarit kërkonin të qëllonin Meloni nga një hotel pranë qendrës politike të Romës, teksa i referoheshin kryeministres italiane si “robinjë e sionistëve”, fashiste dhe “tradhtare e kombit.”

Në një tjetër grup në rrjetin Telegram të quajtur ‘Movimento Nuova Alba’ (Lëvizja Agimi i Ri) diskutoheshin projektet e stërvitjes së ‘luftëtarëve’ dhe takimet e tyre, sipas deklaratës së hetuesve.

Grupi drejtohej nga tre figura kryesore, Daniele Trevisani, që konsiderohej si lideri ideologjik, Andrea Ziosi, që drejtonte komunikimet dhe ndërlidhen e grupeve të ndryshme, si dhe Salvatore Nicotra, i njohur ndryshe si ‘instruktori.’

Sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti vendas La Repubblica, grupi kishte listuar anëtarët për stërvitje ushtarake, të cilët thirreshin me tyre me titullin ‘shoku.’

Ata akuzohen për shpërndarje të komenteve dhe pikëpamjeve anti-semite e anti-hebreje, mohojnë Holokaustin dhe mbanin uniforma ushtarake e libra propagande naziste.

Grupi zyrtarisht ishte shpërndarë nga autoritete në 2022, por mesa duket degëzimi i tij ‘Werewolf Division’, tentonte të vijonte misionin fillestar me akte guerrile sabotazhi ndaj qeverisë. /Daily Mail/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.