• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“E kishin kërcënuar”, çfarë dihet deri tani për vrasjen e CEO-s së kompanisë së sigurimeve në SHBA

05/12/2024
in Botë
“E kishin kërcënuar”, çfarë dihet deri tani për vrasjen e CEO-s së kompanisë së sigurimeve në SHBA

Oficerët e policisë së qytetit të Nju Jorkut po përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe një celular të hedhur për të identifikuar njeriun që qëlloi dhe vrau shefin ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson të mërkurën në mëngjes me kohën lokale.

50-vjeçari Thompson, u qëllua për vdekje në shpinë pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale jashtë hotelit Hilton në Midtoën Manhattan, shkruan A2.

Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes pa marrë asnjë nga sendet e Thompson. Policia beson se ai ishte shënjestër e një vrasjeje të planifikuar paraprakisht dhe ka vënë një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e tij.



“E kishin kërcënuar”, çfarë dihet deri tani

Si ndodhi të shtënat dhe arratisja?

Të shtënat ndodhën rreth orës 06:45 në një pjesë të frekuentuar të Manhatanit, afër Times Square dhe Central Park. Thompson do të fliste në një konferencë investitore më vonë gjatë ditës.

Sipas policisë, i dyshuari, i cili kishte një maskë të zezë për fytyrën dhe xhaketë kremi dukej se po priste Thompson për pesë minuta jashtë hotelit Hilton ku pritej të fliste, raporton A2.

Thompson, i cili mbërriti në këmbë, u qëllua në shpinë dhe në këmbë, dhe më vonë u shpall i vdekur në një spital lokal.

Shefi i Detektivëve të NYPD-së, Joseph Kenny, ka zbuluar se arma e të dyshuarit dukej se nuk funksiononte, por ai ishte në gjendje ta rregullonte shpejt dhe të vazhdonte të qëllonte.

Video tregon atë duke ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes; ai u pa për herë të fundit në Central Park me një biçikletë elektrike.

“E kishin kërcënuar”, çfarë dihet deri tani

Hetimi

Deri më tani, hetimi për vrasjen e Thompson është përqendruar në disa të dhëna që policia po përdor për të identifikuar të dyshuarin. Policia zbuloi se i dyshuari ishte fotografuar në një Starbucks aty pranë vetëm pak minuta para të shtënave.

Ndërsa ai është i maskuar, burimet policore i thanë CBS, se maska ​​është tërhequr aq larg sa të mund të shihen sytë dhe një pjesë e hundës, përcjell A2.

Me këtë, hetuesit po përdorin softuerin e njohjes së fytyrës për të provuar të gjejnë një përputhje.

Gjithashtu, policia po teston tre gëzhoja plumbash dhe tre fishekë të gjetur në vendngjarje për ADN.

Një telefon celular u zbulua në një rrugicë përgjatë rrugës së arratisjes së të dyshuarit. Policia thotë se janë duke “punuar” përmes telefonit.

Hetuesit thanë gjithashtu se do të kontrollonin dhomën e Thompson në Marriott aty pranë, e cila është poshtë rrugës ku ndodhi incidenti.

Motivi mbetet mister

Hetuesit deri më tani nuk kanë identifikuar një motiv të vrasjes, megjithëse policia vuri në dukje se sulmuesi u largua pa marrë asnjë nga sendet e Thompson.

Në një intervistë për MSNBC, gruaja e Thompson tha se kishte pasur “disa kërcënime” kundër tij më herët, megjithëse ajo nuk ishte në gjendje të jepte detaje, shkruan A2.

“Unë vetëm e di se ai tha se kishte disa njerëz që e kishin kërcënuar,” tha ajo.

Sipas policisë në qytetin e lindjes së Thompson, Maple Grove, Minesota, kishte pasur më parë një incident të dyshimtë në shtëpinë e tij në vitin 2018.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!