AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Vrasjet në 21 Janar, Basha zbulon prapaskenat: Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Kërkova të dorëhiqesha, por…

by SHT Media
09/11/2024
in Politikë
6
0
Vrasjet në 21 Janar, Basha zbulon prapaskenat: Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Kërkova të dorëhiqesha, por…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar protestën e 21 Janarit 2011, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm. Basha ka pranuar se ka pasur një dilemë të fortë etike për dorëheqjen gjatë asaj periudhe, por ka theksuar se ai vendosi të mbante detyrën për të ruajtur rendin publik.

“Po, është e vërtetë. Çdo dilemë etike për të braktisur detyrën në ato ditë do të kishte pasoja të rënda për rendin publik. Kam bërë një zgjedhje në funksion të detyrës,” tha Basha.

Basha shtoi se shumë gjëra kanë ndodhur gjatë asaj proteste, dhe i bëri thirrje për një hetim të pavarur, të cilin ai e konsideron të nevojshëm për të sqaruar të gjithë ngjarjet, duke kërkuar që drejtësia të merret me çdo aspekt të ngjarjes, nga momenti i parë deri te i fundit.



Endri Xhafo: A kërkuat të dorëhiqeshit atë ditë, por disa persona ju këshilluan të mos e bënit?

Lorenc Vangjeli: Dy emra ua them unë, Bamir Topi president i Republikës dhe i ndjeri i paharrueshëm, Sokol Olldashi.

Lulzim Basha: Atë ditë dhe në javën në vijim çdo dilemë etike për të braktisur detyrën do të ishte me pasoja për një ngjarje të nderë të rendit publik. Kam bërë një zgjedhje jo të lehtë në funksion të interesit publik.

Endri Xhafo: Më kanë thënë që Lulzim Basha ka dashur të japë dorëheqjen si një mënyrë për t’i distancuar për atë që ndodhi…

Lulzim Basha: Po, është e vërtetë, por më bëre të them diçka që nuk ka vlerë sot. E vetmja vlerë që ka sot, është kjo, që në balancë ato dit%, ato javë ishim në prag të një shkalafitje shtetërore, të një shoqërie që 1 dekadë e gjysmë më parë kishte përjetuar diçka shumë të dhimbshme me kosto të lartë, duhet të prevalonte në fund gjithmonë interesi publik.

Lulzim Basha: Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Duhet një hetim i ndarë nga politika, duhet të merret në shqyrtim nga drejtësia çdo gjë nga momenti i parë te i fundit. Nuk më takon mua në veçanti ish-ministër i Brendshëm dhe i askujt tjetër që ka qenë pjesëtar në atë ngjarje të bëjë gjyqin në studion televizive sepse kjo është arsyeja se pse 13 vjet më vonë Rama nuk kërkon falje as për 21 janarin dhe as për marrjen e Ilir Metës, sebepin e 21 janarit…

Lorenc Vangjeli: Ju kërkuat dorëheqjen e Edi Ramës se thatë ka dalë në përgjimet e banditëve. Ndër ju do të duhej të kishit detyrimin moral bazuar në kodin moral për të dhënë dorëheqje sepse ishin përgjegjës nga pikëpamja e hierarkisë të banditëve që qëlluan dhe pushkatuan pa gjyq 4 qytetarë…

Lulzim Basha: Të mos ta mbyllim me një pretencë të njëanshme. E rëndësishme është që edhe në këtë ngjarje si në çdo ngjarje tjetër ka një diferencë bardhë dhe zi të qëndrimeve të protagonistëve 34-vjeçarë dhe qëndrimeve të mia.

Unë kam besuar prej ditës së parë në politikë se nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer qytetarëve përveç ligjit. Nuk ka siç pretendojnë këta shkelje ligji për t’i shërbyer qytetarëve, është marrëzi në rastin më të mira dhe poshtërsi në rastin më të keq. Zoti Rama sot përdor gjithçka jo vetëm për mandatin e pushtetit por për t’iu imponuar drejtësisë, për të shpërbërë ose vënë në kontroll SPAK-un…

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.