• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ekspertët: Fushatat ruse të dezinformimit krijojnë ‘klimë kaosi’

01/11/2024
in Botë
Ekspertët: Fushatat ruse të dezinformimit krijojnë ‘klimë kaosi’

Për audiencën e radios publike polake ‘Polskie Radio’, titujt kryesorë në faqen e saj të internetit dukeshin të çuditshëm: “E vërteta e papranueshme: BE-ja do t’ia dalë pa Poloninë” dhe “Ukraina do të mbesë jashtë BE-së”.

Teoritë pro-ruse dhe euro-skeptike nuk përputheshin me raportimet e zakonshme të radios. Por në pamje të parë, faqja e saj e internetit dukej e vërtetë.

Nga një vështrim i kujdesshëm i faqes, një gjë binte në sy: adresa e faqes së internetit ishte polskieradio.icu. Adresa e vërtetë e faqes së internetit të ‘Polskie Radio’ është polskieradio.pl. Teoritë pro-ruse ishin vendosur në faqen e klonuar ruse të internetit për të mashtruar lexuesit.

Incidenti, i zbuluar në prill, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për shfrytëzimin e faqeve të rreme të internetit gjatë dy vite të fundit për të zhvilluar një fushatë “të vazhdueshme” dezinformuese, sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të Institutit Ndërkombëtarë të Shtypit, me seli në Austri, e cila është nënshkruar edhe nga tre organizata të tjera evropiane që mbrojnë lirinë e shtypit. Këto organizata thonë se agjentët rusë po krijojnë faqe të falsifikuara lajmesh në internet, që imitojnë burimet e respektuara të informacionit dhe postojnë lajme të rreme në këto faqe.

“Është e vështirë ta kuptosh se bëhet fjalë për një faqe interneti të falsifikuar, prandaj po funksionon”, thotë Camille Magnissalis, e cila vëzhgon shkeljet e lirisë së shtypit për Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ). “Po qe se nuk je i vetëdijshëm, është fare lehtë të mashtrohesh”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi në shtator se faqet e tilla interneti janë pjesë e “fushatave keqdashëse të ndikimit të orkestruara nga qeveria ruse”, të njohura në gjuhën e përditshme me emrin “Doppelganger”, fjalë e huazuar nga gjuha gjermane për të përshkruar një individ që është pothuajse identik me një tjetër.

Departamenti i Shtetit gjatë asaj periudhe njoftoi për “sekuestrimin në proces e sipër” të 32 adresave të internetit të cilat janë përdorur në fushata të tilla.

Faqet e internetit imitojnë faqet e mediave të besueshme evropiane, por në fakt i mashtrojnë lexuesit me lajme keqdashëse dhe propagandë. Një përmbajtje e tillë shpesh shpërndahet në mediat sociale përmes reklamave ose llogarive të krijuara nga programe kompjuterike (bot).

“Shpeshherë janë çështje politike ngaqë synimi i tyre është të ndikojnë te njerëzit”, i tha Zërit të Amerikës ekspertja Magnissalis. “Në fund, këto lajme integrohen në peizazhin e lajmeve dhe kanë ndikim”.

Konsorciumi ‘Media Freedom Rapid Response’ (MFRR) jep hollësi nga fushata ruse e dezinformimit në raportin e tij për pjesën e parë të vitit 2024, që bën analizën e përmbajtjes së mediave. Dy organizata evropiane për të drejtat e shtypit, EFJ dhe IPI janë pjesë e këtij grupi.

Në vitin 2023, faqet e falsifikuara të internetit ishin kryesisht të mbushura me shkrime të rreme, sipas raportit të MFRR-së. Këtë vit, shumica e sulmeve janë krijuar me përdorimin e inteligjencës artificiale, qoftë përmes fotografive të manipuluara ‘deepfake’ apo audio-regjistrimeve të falsifikuara të gazetarëve të mirënjohur.

Një përmbajtje e tillë minon besimin tek lajmet dhe krijon një “klimë kaosi” për lexuesit evropianë të lajmeve, sipas raportit.

Adresat e këtyre faqeve të falsifikuara të internetit janë blerë përmes transaksioneve me kripto-valuta, duke fshehur identitetin e vërtetë të blerësit. Llogaritë digjitale për valutat kripto ishin të lidhura me Rusinë, sipas raportit të IPI-së.

“Ata po përdorin taktika të sofistikuara për të maskuar faktin që po përpiqen të keq-informojnë të gjithë”, thotë zyrtari Karol Luczka nga dega e IPI-së për Evropën lindore. “Ata përpiqen të fshehin faktin që Rusia qëndron pas këtyre përpjekjeve”.

Ky operacion rus ka vënë në shënjestër Ukrainën, Poloninë dhe Gjermaninë. Edhe Franca para zgjedhjeve presidenciale këtë verë ishte objektiv i tij. Një faqe interneti imitoi faqen e gazetës franceze Le Monde.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për t’i komentuar këto zhvillime.

Ndonëse fushata ruse është e përhapur nëpër tërë Evropën, faqet e falsifikuara të internetit fillimisht u paraqitën në Ukrainë, në përpjekje për të manipuluar opinionin publik për luftën e Rusisë në Ukrainë, sipas ekspertit Luczka.

Sipas tij, lajmet e rreme në këto faqe interneti kryesisht kishin për qëllim të avanconin tre teori ruse: që Ukraina po e humb luftën, që Ukrainës po i mbarojnë burimet, apo që qeveria ukrainase është e korruptuar.

Para vitit 2022, Rusia kryesisht botoi dezinformacion në gjuhën ruse. Fushata aktuale e imitimit të faqeve të internetit të mediave të respektuara, bëhet në gjuhën e vendit që vihet në shënjestër. Kjo formë, i bën shkrimet më të besueshme për publikun, thotë për Zërin e Amerikës eksperti Luczka.

“Taktikat ruse të dezinformimit po bëhen më të mprehta dhe më të rafinuara”, thotë ai. “Kjo do të thotë se ato po bëhen edhe më efikase, fatkeqësisht”.

Platforma sociale Facebook ka luajtur rol thelbësor në përhapjen e këtyre faqeve të internetit dhe informacionin e tyre të rremë, thotë zoti Luczka, duke shtuar se kjo platformë është vendi ku ukrainasit lexojnë pjesën më të madhe të lajmeve.

Rreth 54% e popullsisë ukrainase përdorin platformën Facebook, sipas të dhënave të mbledhura nga Revista për Popullsinë Botërore.

Kjo paraqet një sfidë për kompanitë e mëdha teknologjike si Meta, pronare e platformës Facebook, sipas ekspertes Magnissalis nga EFJ. Këto platforma kanë përgjegjësi për të vëzhguar dezinformimin që postohet në to, thotë ajo, duke përfshirë ato që vijnë nga aktorët rusë.

“Ata krijojnë llogari të rreme dhe shpërndajnë shkrimet përmes këtyre faqeve të internetit gjithandej”, thotë ajo. “Nuk është një metodë e re, por është problematike”.

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!