AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Dashuria e jetës sime”, përlot partnerja e futbollistit grek që u gjet i vdekur: Po të prisnim të festonim 1-vjetorin e djalit

by SHT Media
11/10/2024
in Botë
6
0
“Dashuria e jetës sime”, përlot partnerja e futbollistit grek që u gjet i vdekur: Po të prisnim të festonim 1-vjetorin e djalit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partnerja e George Baldock, futbollistit të Panathinaikos dhe kombëtares greke, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në pishinën e shtëpisë së tij ka flur zemërthyer pas humbjes së bashkëshortit.

Annabel Dinham ka postuar një shkrim në Instagram, ku shkruan për Baldock me të cilin patën një fëmijë një vjeç.

“George, dashuria e jetës sime, shpirti im binjak. Babai i përsosur i një djali të bukur. Me ty isha ekompletuar. Ti ishe bota ime dhe e di që isha e jotja. Ti je me mua tani që Brody është duke buzëqeshur. Bota ime nuk do të jetë kurrë e njëjtë, por unë do ta bëj për Brodyn, ju premtoj. Unë do të të dua përgjithmonë dhe gjithmonë G”, ka shkruar ajo, në postimin e saj.

Në të njëjtën kohë, familja e futbollistit të ndjerë në një deklaratë thekson se të mërkurën ishin në pritje të George Baldock për të festuar së bashku ditëlindjen e parë të djalit të tij.

“Duhet të kishit ardhur në shtëpi sot për të festuar së bashku ditëlindjen e parë të djalit tuaj, por në vend të kësaj ne vajtojmë humbjen tuaj”, thuhet në deklaratën e publikuar nga familja e George Baldock.

Në deklaratën e plotë thuhet:

“Jemi të shkatërruar nga vdekja e papritur e George tonë të dashur. Mund të konfirmojmë se ekspertiza pas vdekjes ka konstatuar se ai është mbytur tragjikisht teksa po notonte në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada.

George ishe babai, i fejuari, djali, vëllai, daja, miku, shoku i skuadrës dhe njeriu më i veçantë. Entuziazmi dhe personaliteti yt sollën kaq shumë dashuri për ata që patën fatin të të njohin dhe për ata që të adhuruan nga tribuna.

Ne do t’i ruajmë përgjithmonë kujtimet e veçanta që kemi me ty dhe ti do të jetosh përmes djalit tënd të bukur. Duhet të kishe ardhur në shtëpi sot për të festuar ditëlindjen e tij të parë së bashku, por në vend të kësaj ne vajtojmë humbjen tuaj.

Ne kërkojmë që ju të vazhdoni të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë pasi jemi të gjithë me zemër të thyer.

Mbytja shkaku i vdekjes

Sipas informacioneve, nga autopsia e kryer në trupin e 31-vjeçarit, ka rezultuar se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e “mbytjes në ujë”.

Autopsia përfundoi mesditën e së enjtes në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës, ndërsa mostrat u morën edhe për analizat toksikologjike.

Trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin ndonjë vepër kriminale. Futbollisti thuhet se ka mbetur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij për të paktën  pesë orë  para se të gjendej më në fund nga menaxheri i pronës.Gruaja e tij që ishte në  Angli me djalin nuk po lidhej dot me George dhe iu desh t’i drejtohej pronarit të shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe të merrte vesh se çfarë po ndodhte.

Burri shkoi në pronë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.