• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Përmbytja e Vlorës, ministri i Mbrojtjes: Prioritet çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve! Banorët do të dëmshpërblehen

05/10/2024
in Kronikë
Përmbytja e Vlorës, ministri i Mbrojtjes: Prioritet çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve! Banorët do të dëmshpërblehen

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur për mediat pas mbledhjes me shtabin e Emergjencave Civile lidhur me situatën në Vlorë, ku një ditë më parë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut qyteti u përmbyt.

Vengu tha se aktualisht janë në terren 250 forca civile dhe ushtarake, në të gjitha zonat e prekura. Sipas tij, janë evidentuar 62 pallate, ku katet e nëndheshme dhe garazhet janë nën ujë.

Ministri tha se çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është prioritet, pasi në të kundërt nuk mund të kthehen në normalitet pjesë të tjera të qyteti.

Ndër të tjera, Vengu theksoi se do të bëhet vlerësimi i dëmeve për banorët e prekur dhe do të dëmshpërblehen.

“Do bëjmë të munduar dhe evidentimin e dëmeve, tu qëndrojmë pranë qyqarëve dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare qoftë të Bashkisë apo të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, për të dëmshpërblyer banorët për dëmet që janë shkaktuar”, tha ai.

Pirro Vengu: Kemi aktualisht 250 forca civile dhe ushtarake në terren, në të gjitha zonat e prekura. Është trekëndëshi midis rrugës Romino Albana, kishës ortodoske dhe lagjes historike që një pjesë e pallateve e garazheve janë nën ujë, 62 janë evidentuar si të tilla. Të gjitha forcat janë në terren që të kthehet në normalitet.

Jemi në një situatë që po bëjmë të munduar dhe evidentimin e dëmeve, tu qëndrojmë pranë qyqarëve dhe të shfrytëzojmë të gjithë ato instrumente financiare qoftë të Bashkisë apo të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, për të dëmshpërblyer banorët për dëmet që janë shkaktuar. Ndërhyja ka qenë e shpejtë, ka qenë një fashë orare ku vërshimi ka qenë i madh dhe vështirë për tu menaxhuar dhe aksesi ka qenë i vështirë.

Të gjitha akset tani janë të kalueshme. Çlirimi i ujërave nga nëntoka e pallateve është tani prioriteti. Pa çliruar këto, nuk do mund të ç ‘tensionojmë situatën në një pjesë të mirë të qytetit. Do ecim hap pas hapi.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!