• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

01/10/2024
in Politikë
Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Ajo vjen në këtë detyrë pas një përvojë të gjatë në administratë, në nivele drejtuese. Më herët, Risena Xhaja ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga Marsi i vitit 2023 deri në Gusht të vitit 2024.

Gjithashtu, nga Marsi deri në Korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP), periudhë gjatë së cilës kjo agjenci arriti të mbledhë mbi 831 milionë lekë detyrime të pakthyera nga palët e treta sa i përket kredive të akorduara përmes skemave të garancive shtetërore.

Kush është Risena Xhaja?

Me një karrierë të spikatur thuajse 20-vjeçarë në administratën publike, znj. Xhaja ka qëndruar nga viti 2019 deri në 2023 në pozicionin e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si edhe Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues i komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni.

Në vitin 2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshëm  në Ministrinë e Kulturës. Anëtare e organit këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë për ekzekutimin e vendimeve penale, Kryetare e Bordit te Universitetit të Arteve nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve dhe nga viti 2016 deri në vitin 2019 në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht në këtë periudhë ka ushtruar funksionin e inspektorit të jashtëm financiar  pranë Ministrisë së Financave.

Risena Xhaja e nisi karrierën e saj në administratën publike në Qershor 2002, në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku edhe në vijim, nga viti 2006 ushtroi funksionet e Drejtorit në Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin në Ministrinë e Kulturës.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!