• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Mbi 1500 prostituta në Tiranë”, eksperti ngre alarmin: Grupet kriminale po sjellin vajza nga e gjithë bota

26/09/2024
in Kronikë
“Mbi 1500 prostituta në Tiranë”, eksperti ngre alarmin: Grupet kriminale po sjellin vajza nga e gjithë bota

Ndërsa në vitet ’90 Shqipëria ishte eksportuese e femrave për prostituim drejt vendeve të BE-së, sot ky aktivitet kriminal po zhvillohet në vendin tonë dhe shifrat janë vërtet alarmante. Janë mbi 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim vetëm në kryeqytet. Të dhënat u bënë publike në Dita Jonë nga eksperti Faik Basha. Sipas tij një nga shkaqet kryesore për rritjen e këtij aktiviteti kriminal është rritja e turizmit, ku të njëjtat grupe kriminale organizojnë këtë aktivitet.

“Një aktivitet në rritje i eskortave në Europë ka lulëzuar prej kohësh, por me rritjen e turistëve grupet kriminale shfrytëzojnë mundësitë dhe krijojnë rrjete prostitucioni. Janë të njëjta linja me njerëz që organizojnë aktiviteteve kriminale si trafiku i drogave, armëve dhe prostitucionit që sjell fitime marramendëse. Është ndër aktivitete më fitimprurëse në botë. Në vitet ‘90 e kanë nisur me eksportin e femrave dhe e kanë ruajtur këtë aktivitet duke e zhvilluar në Shqipëri. Ka patur raste ku struktura ligjzbatuese kanë kryer hetime dhe duke arrestuar disa, por po të shikosh numrin e vajzave që kryejnë këtë aktivitet apo e grupeve të cilët i menaxhojnë. Me kërkim të thjeshtë shikon në faqe të ndryshme në internet vetëm në Tiranë këto kohë 600-700 vajza në verë në vendet bregdetare dhe po kaq në Tiranë dhe qytete kryesore. Tashmë në Tiranë mund të gjesh 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim. Turizmi është shkaku kryesor i rritjes së këtij aktiviteti kriminal, shërbimet eskortë janë shtuar shumë”.

Eksperti tha në A2 se ka faqe që promovojnë këtë shërbimi dhe vetëm për t’u regjistruar në to kërkohen 30 euro.

“Faqet që promovojnë femrat eskortë kanë përshkrim në detaje të aktiviteteve dhe të vajzës dhe mund të lësh përshtypje dhe të votosh. Kanë kërkuar inxhinierë dhe staf të trajnuar. Është një grup që menaxhon këtë aktivitet. Vetëm regjistrimi në këtë faqe pa asnjë shërbim kërkon 30 euro. Kemi të bëjmë me numër bankar e faqe të strukturuar”.

Ai thotë se kanë ngritur shqetësimin për mbështetje ndaj policisë, pasi krimi është sofistikuar.

“Ne kemi ngritur shqetësimin e strukturave të sigurisë që kanë çeduar kohët e fundit, krimi është sofistikuar ka ngritur struktura bashkëkohore me teknologji të fundit. Duhet të rriten kapacitete e policisë se IT kërkon ekspertë që është e vështirë t’i gjesh e afrosh në këto struktura. Shqetësimi që kam ngritur është mbështetje e strukturave që të ofrohen burime njerëzore të vlefshme e të specializuar”, tha Basha në A2.

Sipas tij, Shqipëria ka arritur nivele më ta larta se vendet e rajonit dhe krahasohet me Belgjikën dhe vendet e zhvilluara të Europës. I pyetur nëse mund të legalizohet prostitucioni ai përgjigjet: “Duhet parë legjislacioni dhe duhet menduar mirë me efektet pozitive e negative. Duhet parë si është zhvilluar në vendet që është legalizuar. Nëse do ta lëmë të zhvillohet në këtë lloj femrash arsyet pse duhet ta diskutojmë legalizimin janë të forta për të shmangur këtë treg ku paratë shkojnë në duart e krimit dhe shëndeti i këtyre femrave është i rrezikuar shumë dhe një rrezik për sigurinë”.

Kujtojmë se dy ditë më parë policia e kryeqytetit vuri në pranga dy tutorë një ukrainase dhe ruse të cilat reklamonin shtetase të huaja në “Escort Tirana” dhe i shfrytëzonin për prostitucion, ndërsa ka nisur procedimin penal për 11 prostituta.

/a.r

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!