AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dokumente false nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të njerëzve në Angli

by SHT Media
23/09/2024
in Botë
6
0
Emri/ Shqiptari i shpëton deportimit nga Anglia, gjykata rrëzon “Home Office”: Dëbimi do krijonte probleme mendore për gruan e tij filipinase
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka qenë një operacion tre-ditor i kryer nga një grup agjencish britanike të ligj-zbatimi në Irlandën e Veriut, dhe Britani, Agjencisë së Luftës Kundër krimit, NCA, forca të ndryshme policore britanike dhe partnerë ndërkombëtarë, për të shkatërruar rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore që mbërrijnë në Britani përmes Republikës së Irlandës drejt Irlandës së Veriut e cila është pjesë e Britanisë se Madhe.

31 trafikantë janë arrestuar, që lehtësonin kalimin drejt Britanisë së emigrantëve me dokumente false, përmes porteve dhe aeroporteve të Irlandës që kanë një zonë të përbashkët udhëtimi pa viza me Britaninë, edhe pse nuk janë pjesë e zonës Shengen, por që emigrantët mund të hyjnë në Irlandë si vend i BE-së, në kësi rastesh me dokumente false.

Rreth 400 mijë stërlina janë sekuestruar dhe 10 dokumenta fallco janë kapur gjatë operacioneve në pikat e kalimeve kufitare dhe rrugë lidhëse në qytete, si Belfasti, Liverpuli, Luton dhe adresa ne Skoci. Ka qene gazeta The Telegraph e Londrës që një vit më parë zbuloi kontrollet e buta kufitare mes Irlandës dhe Britanisë, edhe pse ky ishte një sekret publik, që shfrytëzohej nga shqiptarët për të emigruar drejt Britanisë nëpër taksi që kushtonin deri në 2,500 stërlina, që është më pak se kostoja e kalimeve me gomone.

Kjo shumë ishte përveç 300 apo 400 stërlinave të tjera për një dokument fals të blerë në Shqipëri. Mendohej që këto udhëtime kryheshin çdo ditë. Hetimi i kësaj gazete britanike zbuloi se shqiptarët bashkëpunonin me grupet kriminale irlandeze për ti organizuar fluturimet drejt Dublinit me dokumente false evropiane dhe më pas me taksistë irlandez që i çonin ata drejt Britanisë me tragetet që lidhnin Irlandën ose Irlandën e Veriut me portet britanike. Ndërkohë ka shkuar në mbi 24 mijë vetë numri i të ardhurve këtë vit me gomone përmes La Manshit, ku 707 emigrantë kaluan vetëm ditën e shtunë, mes tyre edhe shqiptarë.

Të ardhurve me gomone sipas ligjit të para dy vjetëve nuk u lejohet kërkimi i azilit, ndërkohë të ardhurve të tjerë si me manune apo në forma të tjera nuk preken nga ky rregull, andaj dhe ka shtim të mbërritjeve përmes rrugëve të tjera të kalimeve të paligjshme. Ministrja britanike e Azilit dhe Sigurisë se Kufijve, Dame Angela Eagle, thotë se ky operacion ka qenë një sukses i madh dhe dërgon një sinjal të qartë se grupet e trafikantëve që shkelin ligjin do përballen me pasoja serioze.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.