• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Malltezi përballet me 500 faqet e SPAK/ Flet për privatizimin, por jo për shpenzimet dhe blerjen e pronave në Europë

17/09/2024
in Kronikë
Malltezi përballet me 500 faqet e SPAK/ Flet për privatizimin, por jo për shpenzimet dhe blerjen e pronave në Europë

Ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi po përballet me dosjen prej 500 faqesh të SPAK, dhe është shfaqur përpara mediave për të hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës.

“Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje”, tha Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.

Një mashtrim me urdhër politik, e ka cilësuar Malltezi argumentin e SPAK se veprimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv janë kryer me shpejtësi.

“Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm 410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi. Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet. Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?”, u shpreh Malltezi.

Në 500 faqet e SPAK janë verifikuar edhe transfertat bankare jashtë vendit të Jamarbër Malltezit dhe është konstatuar blerja e pasurive të patundshme në Europë, për të cilat sipas prokuroreve, nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive. Por për këto akuza Jamarbër Malltezi nuk dha asnjë shpjegim.

Prokurorët e SPAK kanë verifikuar blerjen e pronave përgjatë viteve 2018-2021 dhe rezulton se gjatë këtyre katër viteve dhëndri i Sali Berishës ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë, apartament në Roterdam me çmim 360 mijë euro dhe pronë në Mynih për të cilën ka bërë 16 transferta me shumë të ndryshme që variojnë nga 4 mijë deri në 25 mijë euro.

Në dosjen e SPAK theksohet se: “Shtetasja Argita Malltezi e cila është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë në respektim të ligjit, nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë ashtu edhe për fëmijët e tyre.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!