• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Edhe pak javë për të nisur projektin në Shqipëri”, Meloni u përgjigjet gazetarëve për azilkërkuesit

16/09/2024
in Botë
Fituesja e vërtetë/ Evropa në duart e Melonit, kryeministrja italiane “king maker” në Bruksel

Do të duhen edhe disa javë për të nisur projektin në Shqipëri. Kështu iu përgjigj kryeministrja Giorgia Meloni pyetjes së gazetarëve në fund të takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer, lidhur me qendrën e azilkërkuesve në Shëngjin dhe Gjadër.

Sipas kryeministres Meloni, qeveria italiane po punon mbi këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi theksoi ajo, të gjithë sytë e botës janë fokusuar në këtë nismë

“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë nuk më intereson”.

Kjo nismë, sipas Melonit nuk ishte testuar më parë dhe nëse funksionon do të jetë një gur themeli për parandalimin e kriminelëve.

“Modeli që qeveria italiane ka imagjinuar të qendrave për të përpunuar kërkesat për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte testuar, nëse funksionon dhe besoj se do të funksionojë të gjithë e kuptojnë se ka një çelës edhe për elementin e parandalimit të kriminelëve”. citon A2 kryeministren italiane.

Kujtojmë se gati një muaj më parë qendra e pritjes në Shëngjin ishte gati për të pritur kontingjentin e parë  të azilkërkuesve.

Me më shumë se 20 godina në brendësi të tij, kampi i Shëngjinit ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e emigrantëve. Kangjellat rrethuese e veçojnë nga i gjithë porti, ndërsa nga jashtë masat e sigurisë janë tepër të larta.

Shëngjini është pika e parë ku do të mbërrijnë emigrantët, ndërsa qendra do të shërbejë për përpunimin e të gjitha kërkesave për azil. Nga ana tjetër lajmi për pritjen e emigrantëve ka ndarë banorët e Shëngjinit. Për disa ata janë të mirëpritur ndërsa për të tjerë Shqipëria nuk plotëson kushtet për mbajtjen e tyre, transmeton A2.

Ish-baza ajrore e Gjadrit është pika ku qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë italiane do të ngrenë qendrën tjetër. E konceptuar si një zonë me siguri më të lartë këtu do të mbërrijnë të gjithë ata emigrantë të paligjshëm, të cilët do të kthehen në vendet e origjinës.

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama  do të zgjasë për 5 vite, ndërsa parashikon që Shqipëria të presë mijëra azilkërkues në emër të Italisë, deri në 3 mijë emigrantë të marrë nga Roja Bregdetare Italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!