• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Mbesa e Musolinit braktis partinë e Melonit: “Vëllezërit e Italisë” janë shumë të djathtë

13/09/2024
in Botë
Mbesa e Musolinit braktis partinë e Melonit: “Vëllezërit e Italisë” janë shumë të djathtë

Mbesa e diktatorit fashist Benito Musolini ka njoftuar se do të largohet nga  partia “Vëllezërit e Italisë” të kryeministres Giorgia Meloni sepse pretendon se kjo forcë politike “është shumë e djathtë“.

Raquelle Mussolini, një këshilltare bashkiake në Romë, tha se do t’i bashkohet partisë “Forza Italia” të ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Itali, por që shihet si më liberale për të drejtat civile.

“Është koha për të kthyer faqen dhe për t’iu bashkuar një partie që mendoj se është më afër ndjeshmërisë time të moderuar dhe qendrore”, tha 50-vjeçarja për agjencinë e lajmeve ANSA.

Musolini, e cila fitoi më shumë vota se çdo kandidat tjetër në zgjedhjet e fundit komunale në Romë në vitin 2021, kohët e fundit kishte diskutuar me qëndrimin e “Vëllezërit të Italisë” për të drejtat e pakicave.

E njohur për mbështetjen e saj për të drejtat e anëtarëve të komunitetit LGBTQ+, ajo ka thënë se “nuk i ka pëlqyer kurrë” përshëndetja fashiste, të cilën disa anëtarë dhe mbështetës të partisë e bëjnë ende gjatë përkujtimeve.

Muajin e kaluar, Raquel Mussolini u përplas në distancë me kryeministren Meloni mbi polemikën që u ngrit për gjininë e Iman Kelif, boksieres algjeriane që konkurroi kundër italianes Angela Carini në Lojërat Olimpike.

Pasi Carini u largua nga ndeshja kundër Kelif (e cila më vonë fitoi medaljen e artë), Meloni tha se nuk ishte një ndeshje mes të barabartëve sepse algjerianja kishte dështuar në një kontroll të përshtatshmërisë gjinore në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar.

“Derisa të vërtetohet e kundërta, Iman Khalif është një grua. Dhe ajo po i nënshtrohet një gjueti shtrigash pa e merituar diçka të tillë”, iu kundëpërgjigj Musolini – kryeministres, duke mbështetur atleten algjeriane, përcjell A2.

50-vjeçarja mban emrin e gjyshes së saj, Raquelle Guidi, gruaja e dytë e Benito Musolinit, themeluesit dhe udhëheqësit të partisë fashiste që sundoi Italinë nga viti 1922 deri në 1943 si diktator, dhe u ekzekutua në vitin 1945 nga rebelët italianë.

“Duçe” kishte pesë fëmijë me Raquelle Guidi, përfshirë babanë e politikanes, një pianist i quajtur Romano, i cili vdiq në vitin 2006.

“Vëllezërit e Italisë” janë trashëgimtarët kryesorë të ekstremit të djathtë italian të shprehur fillimisht nga Lëvizja Sociale Italiane (MSI), një parti neo-fashiste e formuar në vitin 1946 nga mbështetësit e regjimit të Musolinit dhe ish-anëtarë të rangut të lartë të partisë së tij fashiste. Partia e Melonit ende mban si logon e saj atë të MSI, një flakë trengjyrëshe.

Meloni është përpjekur ta paraqesë partinë e saj si një grup konservator dhe ka thënë në vitin 2022 se e djathta italiane “e groposi fashizmin në histori”, por që nga marrja e detyrës, qeveria e saj ka ndjekur politika të ashpra për emigracionin, abortin dhe prindërimin e të njëjtit seks.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!