AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Jemi pranë fundit të luftës”, Zelensky ka gati planin: Do ia prezantoj Harris dhe Trump

by SHT Media
07/09/2024
in Botë
6
0
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Zelensky: Thirrje zgjimi për botën e lirë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për Rai 1 nga Forumi Ambrosetti, Volodymyr Zelensky ka dhënë sinjale se lufta në Ukrainë mund të jetë pranë fundit. “Ne jemi më afër fundit të luftës”, tha lideri i Kievit teksa nënvizoi rëndësinë e takimeve kushtuar rindërtimit, pasi më herët kishte mbyllur një përballje kokë më kokë me kryeministren Giorgia Meloni.

“Me konferencat për rindërtimin dhe marrëveshjet konkrete ne forcojmë ekonominë dhe afrojmë fundin e luftës.”

Megjithatë për të arritur qëllimin, presidenti i Ukrainës nënvizoi rëndësinë që Rusia të ndërmarrë hapat e parë dhe të mos kërkojë aneksim terrioresh, raporton A2.

“Ne nuk mund të pranojmë ultimatumet për dhënien e 30% të territorit tonë dhe popullit tonë dhe të falim masakrat. Është ai që filloi luftën dhe është ai që duhet të ndërmarrë hapat e parë. Ai duhet të ndalojë bombardimet dhe t’i tregojë botës se dëshiron t’i japë fund luftës, pavarësisht se si e sheh këtë fund”, tha Zelensky, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Përveç dëshirës për ta ndalur luftën dhe bindjes se fundi i saj po afron, Zelensky duket se ka një plan për ta arritur atë. Ai tha se këtë plan do t’ua prezantojë dy kandidatëve për President të SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump, por edhe liderit të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

“Kam përgatitur një plan dhe dua ta ndaj me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, sepse ka disa pika që varen nga Amerika. Shpresoj se do të kem mundësinë t’ia tregoj këtë plan Biden dhe kandidatëve për presidencën amerikane, Harris dhe Trump, dhe të marr reagime prej tyre. Ne duam garanci”, deklaroi Zelensky, citon A2.

Ai la të kuptohet se për momentin është ndarë asnjë detaj nga plani.

“Kontakti i parë do të jetë me Biden. Plani ka të bëjë jo vetëm me armët, por edhe me çështje të rëndësishme globale. Me pak fjalë, po flasim për një paketë konkrete të mbrojtjes. Dhe nëse e kemi atë, do të jetë një pengesë e fortë për Rusinë dhe për ne që të jemi në gjendje t’i japim fund luftës me kushte diplomatike”, nënvizoi lideri ukrainas.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.