AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Efekt i skandalit të Qatargate/ Kod etike për të tjerët, jo për vete, rasti i presidentes së PE dhe bashkëshortit të saj lobist

by SHT Media
05/09/2024
in Botë
6
0
Efekt i skandalit të Qatargate/ Kod etike për të tjerët, jo për vete, rasti i presidentes së PE dhe bashkëshortit të saj lobist
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e PE, Roberta Metsola, ishte iniciuesja e një rregulloreje të re, sipas të cilës anëtarët duhej të deklaronin konfliktet e interesit, përfshirë familjen e tij/saj, jetën emocionale apo interesat ekonomike. Kodi i ri i etikës erdhi pas skandalit të Qatargate, i cili shkaktoi valë tronditëse në Parlamentin Europian.

Por mesa duket, Metsola e ka përjashtuar veten nga detyrimi për të zbatuar këtë kod. Nëse do ta plotësonte këtë detyrim, me siguri ajo do të kishte deklaruar se bashkëshorti i saj, Ukko Metsola, ishte lobisti kryesor i BE-së për Royal Caribbean Group, një kompani me bazë në Miami, e dyta më e madhe në botë për anijet turistike dhe një nga ndotësit më të mëdhenj.

Por pavarësisht rregullores, Ukko Metsola vijoi punën për të ndikuar në ligjin europian për mjedisin.

“Nuk ka asnjë arsye pse Presidenti Metsola – ose ndonjë president – duhet të përjashtohet nga depozitimi i një deklarate të tillë,” tha Nicholas Aiossa, drejtori i Transparency International BE.

“Unë do të argumentoja se nëse një eurodeputet/e ka bashkëshortin/en të përfshirë në ndonjë aktivitet, me pagesë ose pa pagesë, që kërkon të ndikojë në politikëbërjen e BE-së, eurodeputeti duhet ta deklarojë atë,” shtoi Aiossa.

Nuk ka prova se presidentja është përpjekur të fshehë ndonjë lobim të bërë nga ana e të shoqit. Ky i fundit i ka plotësuar të gjitha detyrimet që cakton ligji për lobimin.

As nuk ka asnjë tregues se Roberta ka thyer rregullat e Parlamentit – të cilat, në fund të fundit, nuk zbatoheshin për të në këtë rast – apo dëshmi se ajo i ka përdorur kompetencat e saj zyrtare për të ndikuar në mënyrë të pahijshme ligjin në emër të Ukkos.

Megjithatë, nuk mund të mohohet se mungesa e një dokumenti zyrtar e ka mbrojtur marrëdhënien midis presidentit të Parlamentit dhe një lobisti nga shqyrtimi publik, edhe pse Ukko e ka shoqëruar të shoqen në vizita zyrtare, përfshirë edhe ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të Britanisë Charles III.

Roberta Metsola është një nga njerëzit më me ndikim në Bruksel, fytyra politike e Parlamentit dhe qendra e tij administrative e pushtetit. Ajo e ka paraqitur veten gjatë gjithë karrierës së saj si një kampione e transparencës, por kur flitet për punët e saj, nuk ka dhënë shembull, shkruan Politico.eu.

Në gati katër vitet gjatë të cilave Metsola ka shërbyer si presidente ose nënkryetare, ka pasur pak mbulim mediatik për punën e të shoqit. Në artikullin e Politico, 14 eurodeputetë, zyrtarë të BE-së dhe aktivistë kundër korrupsionit – njerëz që me shumë gjasa duhej të kishin dijeni – vetëm dy ishin të vetëdijshëm se burri i presidentes punonte në emër të industrisë së kohës së lirë. Asnjëri prej tyre nuk e kishte vënë re përjashtimin e presidentes nga kodi i sjelljes.

Çifti Metsola vijnë nga një arsimim elitar qeveritar. Ajo është arsimuar në Kolegjin e Evropës, shkolla me bazë në Bruzh që ushqen makinerinë e Brukselit. Ukko, me origjinë nga Finlanda, ndoqi Shkollën e Qeverisjes Kennedy në Harvard. Në vitin 2020, ai u emërua drejtori i përgjithshëm i degës evropiane të Cruise Lines International Association, organi më i fuqishëm i lobimit të industrisë. Mandati i tij përfundoi një vit më vonë, afërsisht një muaj përpara se Roberta të emërohej si presidente e Parlamentit.

Një rrjet i gjerë lidhjesh është jetik për një lobist. Ai ka krijuar profilin e një njeriu që e ka një rrjet të tillë. Lista e tij përfshin mbretin dhe mbretëreshën e Belgjikës, të cilave ai iu prezantua vitin e kaluar së bashku me gruan e tij dhe von der Leyen në një pritje të Vitit të Ri 2023 në Pallatin Mbretëror në Bruksel.

Është e pamundur që në këtë zgjerimin e kësaj liste të mos ketë kontribuuar edhe e shoqja. Politico përmend festat e mbajtura në shtëpinë e tyre në Bruksel, ku të ftuarit kanë qenë gjithnjë njerëz të elitës politike.

“Ajo donte të ngrihej në shkallët e politikës dhe kjo është mënyra se si mund ta bësh”.

Këto njohje duket se i kanë shërbyer bashkëshortit të saj për të çuar përpara punën e tij. Politico i referohet një rasti që ilustron këtë.

“Ukko i shkroi zyrës së Komisionerit Evropian Margaritis Schinas, një anëtar i shquar i EPP-së së Robertës, më 22 janar 2020, duke kërkuar një takim për CEO të Royal Caribbean Group. Përgjigja erdhi në vetëm 44 minuta, duke propozuar një takim një javë më vonë. Përfaqësuesit e OJQ-ve i thanë POLITICO-s se takimet me komisionerët shpesh kërkonin muaj që ata të organizoheshin”, thuhet në shkrim.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.