AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, reagon konçesionari: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza

by SHT Media
30/08/2024
in Kronikë
6
0
Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, reagon konçesionari: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjegjësinë që zëvendëskryeministrja i kaloi për ngarkesën e mbetjeve toksike të nisura drejt Tajlandës, koncesionari që administron terminalin lindor në Durrës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e mohon kategorikisht. Një burim i Report Tv nga kompania tha se e vetmja përgjegjësi që EMS ka është vetëm për ngarkim-shkarkim, magazinim por jo për të bërë analiza mbi cilësinë apo mallrat që kalojnë paraprakisht nga dogana.

I njëjti person me të cilin bisedoi shpjegon se çdo mall që shkon në terminalin e EMS ka dokumentacion shoqërues, që është dorëzuar fillimisht edhe në hyrje të portit apo në doganë, dhe në rastin e mbetjeve toksike sipas tij në dokumentet e dorëzuara nuk është deklaruar se ishte mbetje e rrezikshme.

Po ky burim thotë se nëse mbetja do deklarohej si ngarkesë e rrezikshme, pronari i ngarkesës në atë moment dorëzon një sërë dokumentesh të tjera me më shumë informacion mbi rrezikshmërinë e ngarkesës, dhe se cilat janë masat shtesë që duhet të ndërmerren për të mbrojtur infrastrukturën, mjedisin dhe njerëzit. Si dhe tregon autorizimin nga institucionet për lejimin e eksportit të ngarkesës së rrezikshme. Pra në këtë rast kompania EMS është vetëm një hallkë e zinxhirit transportit të mbetjeve.

Qëndrimin e mbajtur në këtë rast, Report Tv e ka përballur edhe me kontratën e firmosur prej majit të vitit 2013, mes Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit me kompaninë gjermane EMS, kontratë 35 vjeçare.

Në këtë dokument në asnjë nen nuk thuhet se kjo kompani ka për detyrë të kontrollojë apo të bëj analiza të mallrave që trajton. Në nenin dy të kontratës citohet shprehimisht se: “Operimi i Terminalit do të përfshijë ngarkimin dhe shkarkimin kryesisht të anijeve me ngarkesa rifuxho, minerale qymyr etj por edhe të anijeve me ngarkesa të përgjithshme/gjenerale dhe për ngarkesa për projekte, sipas rastit. Përsa i përket përpunimit të ngarkesave rifuxho operatori do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur një shkallë të lartë specializimi me qëllim rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostove për njësi. Shërbimet që do të ofrohen do të përfshijnë gjithashtu dhe aktivitetet e lidhura me to, me anijet dhe ngarkesat të tilla si përpunimi i ngarkesave, depozitimi, magazinim, lëvizje ekstra, transportin, spontimi, marrjen dhe shpërndarjen dhe përfshirë marrjen e masave për burimet e kërkuara në infrastrukture, mjete, pajisje, sisteme, praktika, procedura, programe, organizim dhe burime njerëzore në përputhje me praktikat me të mira industriale dhe siç janë të specifikuara në Termat e Referencës”.

Prej javësh institucionet shtetërore përfshirë edhe drejtësinë janë vënë në lëvizje për 2 anije që dyshohet se kanë eksportuar drejt Tajlandës 816 tonë mbetje toksike, të prodhuara nga kompania KURUM, dhe transportuar në portin e Durrësit nga kompania Sokolaj SHPK.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.