• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Sot festë në SYRIZA, kryetari Kasselakis kurorëzon lidhjen e dashurisë në martesë

30/08/2024
in Botë
Sot festë në SYRIZA, kryetari Kasselakis kurorëzon lidhjen e dashurisë në martesë

Lideri i partisë më të madhe të opozitës greke, Stefanos Kasselakis do të kurorëzojë sot në martesë lidhjen e tij të dashurisë me Tyler McBeth, në një ceremoni që do të zhvillohet  në Kopshtin Botanik të Kretës.

Në tarracën që ka pamje strategjike nga prona prej 200 hektarësh dhe amfiteatri e një liqen i vogël artificial pritet të jenë të pranishëm rreth 130 të ftuar.

Megjithëse plani fillestar i çiftit ishte të ftonte 150 ekskluzivisht familjarët dhe miqtë, ata përfundimisht vendosën të reduktojnë numrin. Organizimin e ceremonisë nuk e kanë marrë përsipër zyrtarët e Kopshtit Botanik, por një planifikues dasmash nga SHBA. Në pritjen që do të mbahet menjëherë pas ceremonisë, të ftuarit do të kenë mundësinë të shijojnë kuzhinën kretane, me menunë që përfshin gatime mesdhetare, konkretisht mish qengji, bukë të punuar me dorë, produkte djathi, sigurisht byrekë marato, mjaltë, verëra vendase nga vreshtat e ishullit, kokteje me bazë xhinin e Kretës, sigurisht raki, por edhe limonadë të bërë në shtëpi.

Mbrëmja e sotme do të ketë edhe muzikë sfond, ndërsa nuk përjashtohet festa në Akrotiri dhe shëtitjet në det. Të ftuarit do të shijojnë bregdetin nga një vilë luksoze në zonën e Akrotirit me një pamje magjepsëse të Egjeut dhe të vetmin tingull disonant të avionëve luftarakë nga baza ajrore ushtarake aty pranë, që çajnë qiejt herë pas here.

Por festa e nusërisë nuk do të bëhet vetëm në tokë. Çifti thuhet se ka marrë me qira një varkë për t’i çuar mysafirët e tyre në plazhet ikonë të Chania-s, ndoshta duke përfshirë pelegrinazhin turistik në Stavros, ku dikur është filmuar skena e famshme nga filmi “Zorbas” me Anthony Quinn.

Darka e Stefanos Kasselakis dhe bashkëshortit të tij do të jetë me pamje nga Malet e Bardha, në një mjedis idilik mes ullishtes.  Festimet nisën të mërkurën dhe Stefanos Kasselakis, i shoqëruar nga bashkëshorti i tij, mbërritën në lokalin e njohur Pallas në portin e vjetër të Chania, ku  shtruan darkën për mysafirët e tyre në çati, me masat e sigurisë që ishin drakoniane.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!