AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mark Zuckenberg: Biden-Harris ushtruan presion për të censuruar amerikanët

by SHT Media
27/08/2024
in Botë
6
0
Mark Zuckenberg: Biden-Harris ushtruan presion për të censuruar amerikanët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Meta, Mark Zuckerberg, pranoi me një letër se kompania e tij, Facebook, ishte nën presion nga administrata Biden-Harris për të censuruar amerikanët, veçanërisht në lidhje me përmbajtjen e COVID-19.

Zuckerberg e pranoi këtë me një letër drejtuar Kryetarit të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, më shumë se një vit pasi i dha komisionit mijëra dokumente si pjesë e hetimit të tij për moderimin e përmbajtjes në platformat online.

Së bashku me dokumentet, tha shefi ekzekutiv i Meta, kompania ka siguruar një duzinë punonjësish që të jenë në dispozicion për intervista të transkriptuara, duke theksuar bashkëpunimin e Meta-s me hetimin.

“Po flitet shumë tani rreth mënyrës se si qeveria amerikane ndërvepron me kompani si Meta dhe unë dua të jem i qartë për pozicionin tonë”, shkroi Zuckerberg.

Ai shtoi se “platformat tona janë për të gjithë – ne jemi për të promovuar fjalën dhe për të ndihmuar njerëzit të lidhen në një mënyrë të sigurt. Si pjesë e kësaj, ne dëgjojmë rregullisht nga qeveritë në mbarë botën dhe të tjerë me shqetësime të ndryshme rreth diskursit publik dhe sigurisë publike”.

Ai i tha Jordan-it se në vitin 2021 “zyrtarë të lartë” nga administrata e Biden dhe Shtëpia e Bardhë “u bënë presion në mënyrë të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën”.

Kur Facebook nuk u pajtua me censurën, tha Zuckerberg, administrata e Biden shprehu shumë zhgënjim.

“Në fund të fundit, ishte vendimi ynë nëse do të hiqnim ose jo përmbajtjen dhe ne marrim vendimet tona, duke përfshirë ndryshimet që lidhen me COVID-19 që bëmë në zbatimin tonë në vazhdën e këtij presioni,” shkroi Zuckerberg.

“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të hapur për këtë”, shtoi ai.

Në vijim CEO i Meta-s shprehet “gjithashtu mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot”.

“Siç u thashë ekipeve tona në atë kohë, ne nuk duhet të komprometojmë standardet tona të përmbajtjes ndaj presionit nga çdo administratë në të dyja drejtimet”, shtoi ai.

Komiteti fillimisht thirri Mete-n për dokumente dhe informacione më 15 shkurt 2023, në lidhje me moderimin e përmbajtjes dhe angazhimet e kompanisë me pushtetin ekzekutiv për të censuruar fjalën.

Në atë kohë, komiteti po hetonte nëse dhe në çfarë mase dega ekzekutive ushtronte presion ose punonte me kompanitë private për të mbytur ose shtypur disa lloje fjalimesh me kërkesë të qeverisë, gjë që mund të ishte një shkelje e Amendamentit të Parë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.