• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ ia shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $

21/08/2024
in Kronikë
Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ ia shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $

816 tonët, mbetje e rrezikshme që u nisën drejt Tajlandës dhe ngritën në këmbë autoritetet vendase dhe të huaja, dolën nga KURUM në Elbasan si ‘oksid hekuri’. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se në doganë është paraqitur si dokument fatura e shitjes e cila shënonte ‘oksid hekuri‘ eksporti i të cilës është i lejuar pasi nuk konsiderohet i rrezikshëm.

Mbetjet janë transportuar nga KURUM në Elbasan drejt Durrësit nga firma “Sokolaj SHPK”, e cila ka deklaruar edhe dokumentacionin e blerjes.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht gjithashtu se firma turke, KURUM, e cila më herët mohoi që të kishte bërë transport lëndësh të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë Sokolaj 40.800 dollarë vetëm njërën prej ngarkesave, e cila është deklaruar sikur të jetë rreth 2.8 mln kg oksid hekuri dhe jo pluhur i furrave të çelikut që është lëndë shumë e rrezikshme, e cila u konstatua më vonë nga autoritetet ndërkombëtare.

Në deklarimin që është bërë në doganë më 4 korrik thuhej se destinacioni final ishte Tajlanda ndërsa kompania që e ka marrë sasinë është GS MINERALS e regjistruar në Rijeka në Kroaci. E gjithë sasia nuk ka kaluar në kontrollin me skaner pasi është lëndë rifuxho dhe përjashtohet nga ky kontroll.

Report Tv kontaktoi me pronaren e firmës transportuese, Gjovana Sokolaj, e cila konfirmoi bashkëpunimin dhe kontratën me KURUM International.

Hetimet
Për të gjitha shkeljet e dyshuara dhe gjithë procesin e lëndës nga KURUM, ku është origjina e mbetjeve të rrezikshme, transporti dhe kalimi në port, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet që prej 16 gushtit për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, ‘transportimi i mbetjeve toksike’ dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetime po bëhen dhe në bashkëpunim të ngushtë me OLAF dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Një ditë më parë ishte Ministria e Mjedisit e cila konfirmoi ekskluzivisht për Report TV se sasia e lëndës është sjellë në Port nga KURUMI në Elbasan, dhe u ngarkua në Durrës në kontejnerët në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC.

Dy anijet “Compton” dhe “Candor” që po transportojnë, një 41 kontejnerë dhe tjetra 61 kontejnerë ishin nisur nga porti i Durrësit më 4 korrik dhe ishin parashikuar të mbërrin në destinacionin final Tajlandë mes 18 dhe 22 Gushtit.Operatori ndërkombëtar Maersk përmes një deklarate ka thënë se ngarkesa do të rikthehet në Shqipëri.

/a.r

Më të lexuarat

  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!