AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja në Pogradec, Kreshnik Spahiu: Prokuroria ka përgjegjësi juridike, policia politike, shoqëria apatike

by SHT Media
15/08/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja në Pogradec, Kreshnik Spahiu: Prokuroria ka përgjegjësi juridike, policia politike, shoqëria apatike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi ngjarjen tragjike në Pogradec ku humbi jetën Egli Proga pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe. Spahiu thekson se rasti ka nxjerrë në pah edhe përgjegjësitë për atë që ndodhi.

Sipas tij Prokuroria me lehtësimin e masës së kërkuar për autorin dhe bashkëpunëtorët, dëshmon një përgjegjësi penale pasi kemi të bëjmë me një autor që ka kryer një vrasje, subjekt i drejtësisë edhe më parë. Më tej, policia sipas tij ka përgjegjësi politike pasi nuk bëri transparencë lidhur me ngjarjen. Ndërsa shoqëria dhe komuniteti në Pogradec thekson ai ka përgjegjësi apatike.

“Bazuar në informacionet që kemi lexuar dhe vëzhguar qartazi bëhet fjalë për një përgjegjësi juridike të prokurorisë, përgjegjësi politike të policisë dhe përgjegjësi apatike të shoqërisë dhe komunitetit në Pogradec. Pse juridike e prokurorisë? Sepse ajo është përfaqësuesja e akuzës në një çështje penale dhe ka vendosur vulën e saj në akuzën e ngritur në dosjen penale me bazë ligjore vrasjen. Ka klasifikuar një vrasje nga pakujdesia, e njëanshme në paragjykimin e çështjes. Në bazë të ligjit për procedurat penale, gjykatat nuk mund të rëndojnë pozitën e të pandehurit nuk ka patur alternativë përveç akuzës së prokurorisë. Gjykata ose lë në fuqi të njëjtën vendim të prokurorisë ose një shkallë më poshtë. Nuk mundet gjykata të rëndojë pozitën me një vepër më të rëndë.

Vetë prokuroria argumenton se nuk ka mjete të kërkimit të provës, kamerat e sigurisë apo mjetet për të siguruar provat. Krijon bindjen pa provat që vdekja është shkaktuar nga një grusht. Kur e provoi kur nuk ka një kamera? Është kontradiktore në justifikimin e akuzës. Pse nuk bindet se dhuna ka qenë e fuqishme që solli vdekjen. Ku i ka provat që vetëm nga një grusht erdhi vdekja? Nxori një justifikim, por nxitohet për një konkluzion kaq të shpejtë. Kjo ka sjellë këtë kaos në çështjen penale.

Më pas ka qenë e pajustifikuar dhe masa e sigurisë për 3 persona e tjerë për moskallëzim krimi. Vepër penale me pasojë vdekje, në raste moskallëzimi krimi nuk ka detyrim paraqitje. 3 subjekte që refuzuan të dëshmojnë vrasjen është një masë sigurie e lehtë e papranueshme. Për pasojë ka ardhur kjo situatë. Mendoj se përgjegjësia politike i qëndron policisë që gjithmonë duhet të jetë më e qartë.

Ka patur një kaos të lajmit. Duke dhënë versione te ndryshme. Por detyrimi është të jetë më transparente dhe komunikuese, sepse duhet të ndajë lajmin e parë. Përgjegjësia e komunitetit, policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Si mund të dalësh në vrasje pa dashje kur autori është subjekt i policisë dhe prokurorisë. Ka qenë subjekt edhe hetimeve të tjera. Nuk mund të thuash nga pakujdesia. Është abc e dosjes penale”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.