• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Italia “habit” botën”: Kemi një projekt për krijimin e shtetit të Palestinës

14/08/2024
in Botë
Italia “habit” botën”: Kemi një projekt për krijimin e shtetit të Palestinës

Italia po qëndron në ballë të misionit për krijimin e shtetit të Palestinës, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme vijon të marrë jetë civilësh dhe kërcënimet për një luftë gjithëpërfshirëse vijnë nga Irani dhe Izraeli.

Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani po përgatit projektin që do të prezantojë në Nju Jork në shtator në margjinat e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

“Unë do të propozoj në nivelin e G7 një projekt për rindërtimin jo vetëm humanitar, por politik dhe ekonomik të Gazës. Italia është e gatshme të dërgojë një kontingjent në punë, për periudhën e tranzicionit, i cili do të duhet të menaxhohet nga OKB dhe të drejtohet nga vendet arabe. Projekti konsiston në lindjen e një shteti palestinez, duke bashkuar Rripin dhe Bregun Perëndimor”, njofton Tajani në një intervistë për La Stampa.

Por për të krijuar shtetin e Palestinës nga Roma kanë një kusht të panegociueshëm. Tajani shprehet se plani i Italisë përfshinë vetëm negociata dhe më pas qeverisje nga PNA dhe jo Hamasi.

“Në do të negociojmë vetëm me PNA, jo Hamasin. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara na kanë kërkuar të përdorim karabinierët për të trajnuar një forcë adekuate të sigurisë palestineze. Pse atëherë të mos e njohim shtetin e Palestinës? Ne jemi në favor të shtetit të Palestinës. Por ne duhet t’i ofrojmë një perspektivë konkrete popullit palestinez. Si mund të njohim një shtet ndërkohë që ekziston Hamasi që kontrollon një pjesë të madhe të Palestinës dhe pretendon se dëshiron të shkatërrojë Izraelin? Ne Nuk duam t’i japim një shuplakë morale Izraelit tani, por duam t’i çojmë ata në një negociatë për të konkretizuar formulën ‘dy popuj, dy shtete’”, shprehet shefi i diplomacisë italiane.

Tajani ka folur edhe për një hakmarrje të mundshme iraniane kundër Izraelit pas vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.

“Teherani pretendon të drejtën për t’iu përgjigjur Izraelit. Unë paralajmërova Ali Bagheri Kani. Shumë gjëra janë në duart e Iranit, i cili duhet të vendosë nëse do të presë apo jo. Unë i sugjerova atij, të paktën, të mos merrte vendime para datës 15. Nëse ata sulmojnë së pari, marrëveshja do të dështonte dhe do të kishte rrezik për kaos. Për mendimin tim, armëpushimi do të minonte arsyet e sulmit, nëse është e vërtetë që iranianët janë të interesuar për Gazën dhe do të fillonte një politikë e re dinamike në Lindjen e Mesme.”

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!