AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Albanês, Forbes dhe Globe!’/ U kap në Dubai, kush është Armando Pacani, si u kamuflua si biznesmen

by SHT Media
10/08/2024
in Kronikë
6
0
‘Albanês, Forbes dhe Globe!’/ U kap në Dubai, kush është Armando Pacani, si u kamuflua si biznesmen
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të tjera janë mësuar lidhur me arrestimin e 40-vjeçarit Armando Pacanit në Dubai. Mediat braziliane kanë zbuluar me shumë detaje lidhur me jetën e tij dhe aktivitetin kriminal të shqiptarit, i cili deri vetëm pak ditë më parë ishte një ‘fantazmë’ për autoritetet shqiptare dhe ato të huaja.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) e arrestoi Pacanin në Dubai, pasi po hetohej në Brazil për drejtimin e një grupi kriminal që dërgonte kokainë në Europë.

Kapja u bë më 29 korrik, e kryer nga policia e Dubait, por u raportua vetëm pak ditë më pas nga Interpoli. Në Dubai, shqiptari jetonte si CEO i një kompanie metalesh, duke ndërtuar fasadën e një biznesmeni, kur në fakt negocionte tonelata droge. Pacani është i martuar me një grua gjermane dhe prej kohësh jetonte në Brazil. Nga hetimet vlerësohet të ketë nxjerrë në treg 17 ton ‘mall’ me vlerë 3.8 miliardë dollarë, duke u kthyer në një nga shitësit më të mëdhenj të kokainës në Europë.

Grupi i tij dërgoi të paktën 13 ngarkesa kokaine nga vendet e Andeve, nga portet e Rio Grande, në Rio Grande do Sul dhe Itajaí, në Santa Catarina. Droga fshihej në kontejnerë me ngarkesë të ligjshme, pa dijeninë e pronarëve të mallit, ose lihej në anije peshkimi. Një nga dërgesat u sekuestrua nga marina franceze pranë Sierra Leones në nëntor 2022. Varka e peshkimit mbante 4.6 ton kokainë në rreth 100 valixhe.

Për të gjitha mendonte Pacani! Që nga blerja e drogës, tek magazinimi, dërgimi në port…madje kujdesej se kush e merrte “mallin” në Europë. Por, aksioni iu ndërpre kur u fut në listën e të kërkuarve gjatë operacionit “Hinterland” që u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Pacani, përveç emerit të tij, ishte i njohur në aplikacionin “SkyECC”edhe me nofkat Albanês (Shqiptari), Forbes dhe Globe.

Për të fshehur sasitë e mëdha të gjeneruara nga trafikimi ndërkombëtar, organizata kriminale përdori metoda të ndryshme të fshehjes së kapitalit. Grupi kishte një lloj banke paralele për të dërguar para jashtë vendit për të paguar furnitorët dhe rrjete të personave juridikë të parë për të qarkulluar fluksin financiar.

Në një deklaratë për të mbrojtur shqiptarin kanë dalë edhe avokatët e tij Eduardo Maurício dhe Diego Pereira Barrios deklarojnë, sipas të cilëve Pacani “është i pafajshëm”

“Ai është i persekutuar nga sistemi i drejtësisë braziliane sepse është shtetas i huaj. Kjo është vërtet absurde dhe një fyerje për drejtësinë,”-thanë ata.

Në mars të vitit të shkaur autoritetet evropiane dhe braziliane ranë në gjurmët e një organizate që trafikonte drogë të llojit kokainë me shtrirje nga Brazili deri në Dubai. Pas dy vite hetimesh u zbulua se organizata kriminale ka trafikuar 17 tonë drogë në Evropë, 12 nga të cilat janë sekuestruar. Asokohe “la Repubblica” e krahasonte rrjetin e shqiptarëve me ndranghetën, teksa shkruan se kanë karakteristika të njëjta.

“Nga një rrjet i vogël që vepronte në nivel lokal, tani e ka zgjeruar sferën e saj të ndikimit në vetë Amerikën Latine. Ata janë të organizuar, kanë para dhe një hierarki të ngurtë të bazuar në lidhjet familjare. Kanë të njëjtat karakteristika të ‘ndranghetës, e cila mbetet mafia më e fortë ndërkombëtare. Grupin e drejtonte Armando Pacani, është i lidhur me një klan ballkanik. Gjurma e fundit e tij shfaqet në regjistrin e hyrjeve në Brazil në janar 2019. Njëzet muaj më vonë ai ishte nisur tashmë me një fluturim që e çoi nga Sao Paulo në Dubai. U zhduk. Që nga ajo ditë ai u bë një fantazmë,”- shkruan media italiane.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.