• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Parku Arkeologjik i Finiqit u rrezikua nga zjarri, Gonxhja: Asnjë monument nuk është prekur

08/08/2024
in Kronikë
Parku Arkeologjik i Finiqit u rrezikua nga zjarri, Gonxhja: Asnjë monument nuk është prekur

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka dhënë detaje të përditësuara në lidhje me situatën e zjarrit në afërsi të Parkut Arkeologjik të Finiqit. Teksa ka treguar se si ka nisur dhe si është përhapur zjarri, ministri Gonxhja thotë se asnjë momument nuk është prekur nga zjarri. Aktualisht, nuk ka asnjë vatër zjarri në këtë park.

“Nga inspektimi i kryer në Parkun Arkeologjik të Finiqit, më datë 08.08.2024, ora 18:00, mbi situatën e krijuar nga zjarret në banesat pranë Bashkisë Finiq, rezultoi se: Zjarret kishin filluar në veri-perëndim të Parkut Arkeologjik, pranë rrugës që hyn në territorin e fshatit Finiq, rruga që vjen nga fshati Blerimas.

Në zonën ku ka nisur fillimisht zjarri, ka ullishte të mbjella nga banorët e zonës, si dhe banesa të banorëve. Më pas zjarri u përhap në kodrën e Parkut Arkeologjik të Finiqit, në drejtimin perëndim-lindje.

Më pas, për shkak të erës në atë zonë, drejtimi i zjarrit shkoi në drejtimin veri-lindje, duke përfshirë të gjithë kodrën e Parkut Arkeologjik, në drejtimin verior. Më pas zjarri u përhap edhe në drejtim veri-jug, duke djegur vegjetacionin që rrethon kodrën e Parkut Arkeologjik të Finiqit, si dhe dy krahët e rrugës që të con në drejtim të Parkut, prej depos së ujit e deri tek biletaria.

Megjithatë, sipas inspektimeve të kryera, rezulton se:

Asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit, të cilat janë të vizitueshme nga vizitorët, nuk janë prekur nga zjarri. Kjo për shkak se të gjithë monumentet kanë pasur një perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, falë punës së punonjësve të Parkut Arkeologjik, dhe për këtë fakt, zjarri nuk ka avancuar për të rrezikuar dëmtimin e tyre.

Monumentet e paprekura janë:

1- Zona publike e periudhës romake;

2- Teatri Antik;

3- Banesa me 2 peristile;

4- Termat Romake;

5- Muri fortifikues, ose i quajtur ndryshe “Dafina e Ugolinit”

6- Kisha Mesjetare;

7- Bastioni i madh

8- Bazilika Paleokristiane;

Etj…

Gjithashtu, edhe biletaria e Parkut Arkeologjik të Finiqit, nuk është prekur nga zjarret, pasi edhe biletaria ka perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, por gjithashtu, biletaria është e pajisur edhe me mjetet përkatëse, mbrojtëse kundra zjarrit.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në mosdepërtimin e zjarreve në monumentet e Parkut Arkeologjik, janë edhe itineraret brenda Parkut, ku në asnjë prej tyre, nuk ka prezencë vegjetacioni, që të ndihmonte në depërtimin e zjarrit!

Aktualisht, nuk ka asnjë vatër zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit, në monumentet e vizitueshme të këtij Parku, pasi është bërë e mundur shuarja e tij nëpërmjet ndërhyrjes nga ajri me helikopter, nga toka me zjarrëfikëse, ku kanë qënë në ndihmë edhe punonjësit e Sektorit Sarandë (në varësi të DRTK Vlorë) dhe të Parkut Arkeologjik të Finiqit.

E vetmja vatër aktive, është në skajin më verior të Parkut Arkeologjik, nën kodër, pranë fshatrave Blerimas dhe Buronjë, ku në këtë të zonë nuk ka asnjë prezencë monumenti të njohur deri më sot, si dhe ku po ndërhyet nga ajri me helikopter dhe nga toka me zjarrfikëse, për shuarjen e tij”, shkruan Gonxhja.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!