AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Bloomberg”: Basti i dhëndrit të Trump me projektet, e bija e ish-presidentit pushime në Qeparo

by SHT Media
07/08/2024
in Botë
6
0
“Bloomberg”: Basti i dhëndrit të Trump me projektet, e bija e ish-presidentit pushime në Qeparo
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump duket i vendosur për të çuar përpara projektin e tij luksoz me hotele dhe apartamente prej 1 miliard dollarësh në ishullin e Sazanit. Revista e njohur amerikane “Bloomberg” i ka kushtuar një tjetër shkrim të gjatë projektit që duket se ka marrë prej fillimit edhe bekimin e qeverisë shqiptare.

“Kushner synon të ndërtojë vila luksoze të vendosura në majat e shkëmbinjve që ngrihen mbi vendin ku takohen detet Adriatik dhe Jon në Mesdhe, duke u përzier në peizazhin e thyer. Hoteli do të operohet nga marka ekskluzive Aman, klientët e të cilit përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashians (…) Ai planifikon të shpenzojë më shumë se 1 miliard dollarë për të ndërtuar këto hotele”, – thekson Bloomberg.

Interesi për Shqipërinë erdhi pas një vizite në 2021-shi, tha Kushner javën e shkuar në një telefonatë për Bloomberg. “U intrigova. Mundësia erdhi një vit më vonë. Jam rikthyer atje disa herë për të kontrolluar gjërat dhe të sigurohesha se jam komfort. Gëzohem gjithnjë e më shumë për potencialin që ka aty”.

Agjencia e Investimeve në qeverinë shqiptare ka marrë në shqyrtim aplikimin e Kushner për Sazanin, sipas ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

“Çdo investitor serioz, sidomos nga vendet aleate të Shqipërisë, si SHBA-ja, ka një derë të hapur për të kontribuar në rritjen e cilësisë së turizmit, një sektor jetësor për ekonominë e vendit”, – citohet Kumbaro nga media amerikane.

Kompania e Kushner po shikon mundësinë edhe për një investim të ndarë në Zvërnec, përtej Sazanit, por nuk është dërguar ende asnjë aplikim. “Në këtë vend ka më shumë punë për të bërë, sepse është zonë e mbrojtur”, thotë Asher Abehsera, CEO e Affinity Global Development, që punon ngushtë me Kushner.

Në shkrim thuhet se megjithatë teksa “interesi rritet, rriten edhe kundërshtimet”. Disa vendas, ambientalistë dhe politikanë janë të shqetësuar se ujërat e mbrojtura që rrethojnë ishullin mund të dëmtohen nga ndërtimi dhe trafiku.

Kushner ka thënë se projekti i tij do të respektojë të gjitha standardet mjedisore për të ruajtur vijën bregdetare, ndërsa kreyeministri Edi Rama ka thënë se kritikët “gënjejnë veten” sepse zona nuk ka qenë ndonjëherë e mbrojtur “përveç se nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

Por kundërshtarët thonë gjithashtu se nuk ka diskutime dhe verifikime të mjaftueshme për statusin e ishullit si një vend i sigurisë kombëtare. Shqipëria ndryshoi ligjin e saj për zonat e mbrojtura disa javë përpara se Kushner të shpallte publikisht planet e tij, duke hapur rrugën për ndërtimin e hoteleve me pesë yje ose “projekte të tjera strategjike të rëndësishme”.

Kjo varet nga politika dhe vjehrri i Kushnerit, sipas Alfred Lelës, sekretar i medias për Partinë Demokratike të opozitës në Shqipëri. “Duke parë që demokratët mund të humbin zgjedhjet e nëntorit, Rama kërkon të rreshtohet me administratën Trump”, tha ai. Kumbaro, ministrja e Turizmit, tha se nuk kishte asnjë lidhje midis ndryshimeve të ligjit dhe projektit të Kushner.

Bloomberg thotë se që nga viti 2021, Kushner e ka vizituar disa herë Shqipërinë, së fundmi në qershor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump. Çifti udhëtoi drejt Ballkanit me avion privat dhe vizitoi rajonin me helikopter. Në shkrim flitet gjerësisht edhe për projektin që Kushner planifikon të ngrejë në Beograd, një hotel luksoz në rrënojat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kushner mbështetet nga Richard Grenell, i dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë gjatë presidencës së Donald Trump, i cili ende ruan marrëdhënie të ngushta me qeveritë e rajonit.

Ivanka Trump, pushime në Qeparo?

Teksa babai i saj, Donald Trump, është duke garuar për një mandat të dytë si president i SHBA-së, Ivanka Trump ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.

Ajo raportohet se ndodhet me jahtin e saj luksoz në Qeparo, i cili ka qenë i parkuar që dje në atë zonë.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner planifikojnë të kryejnë një investim prej 1 miliard dollarësh duke ndërtuar një mega-resort luksoz në ishullin e Sazanit.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?
  • Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.