AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

SPAK urdhër-arresti edhe për motrën e Regis Runajt, punonte si sekretare në gjykatë

by SHT Media
02/08/2024
in Kronikë
6
0
SPAK urdhër-arresti edhe për motrën e Regis Runajt, punonte si sekretare në gjykatë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mes 33 personave që SPAK kërkoi arrestimin gjatë operacionin “Plumbi i Artë 2”, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg dhe “arrest shtëpie”, është dhe një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj.

Kjo grua që shihni në foton e mësipërme ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, duke punuar si sekretare pranë gjyqtares Pajtime Fetahu. Por prej disa kohësh ajo është larguar me dorëheqje nga gjykata e Elbasanit, duke u vendosur në Itali.

Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili, i cili kishtë marë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runaj në qytetin e Elbasanit.

Euglen Halili, është bashkëpuntori i parë i prokurorisë që foli për luftën mes bandave kriminale, dëshmia e të cilit çoi në burg dhe dënoi me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe arrestoi sponsorin kryesor të vrasjeve në disa qytete, Erjon Alibej.

Urdhëri për arrestimin e Denada Toda alias Runaj është kryer pikërisht në të njëjtën datë kur Regis Runaj është vrarë. Në 29 korrik 2024, familja Runaj ka bërë homazhe në varrin e Regisit,duke e përkujtuar atë në 4 vjetorin e vrasjes së tij makabre.

Por shumë shpejt kanë marë lajmin e hidhur nga policia se duhet të ekzekutonin masën e sigurisë të nxjerë nga SPAK, për Denada Toda alias Runaj.

Kjo pasi në 29 korrik 2024, fiks katër vjet nga vrasja e të vëllait SPAK kishte lëshuar një mandat arresti me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, për motrën e Regisit, ish-sekretaren e gjykatës së Elbasanit, Denada Toda.

Sipas SPAK, kjo e fundit gjatë periudhës Shtator-Tetor 2020 kur shërbente si sekretare në gjykatën e Elbasanit, ka dërguar dokumenta sekrete në drejtim të personave të ndryshëm dhe për këtë shkak është vendosur masa e sigurisë për akuzën e “Zbulimit të aktev ose të dhënave sekrete”.

Aktualisht për vrasjen e Regis Runaj është dënuar me 17 vite burgim Euglen Halili, ndërsa Xhuliano Hoxha u dënua me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Regisit dhe Emiljano Ramazanit.

Ndërkohë i pandehur është marë Erjon Alibej, i cili tashmë është në pritje të gjikimit me persona të tjerë edhe për vrasje të tjera.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Euglen Halili, fillimisht e ka qëlluar mikun e tij me thikë, teksa ishin të dy duke lëvizur me motor.
Goditja ka ndodhur nga prapa dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë dhe kundërvihet për tu vetëmbrojtur. Runaj, është qëlluar pa pushim me thikë teksa drejtonte motorin.
Sipas dëshmisë së Halilit, ata të dy janë rrëzuar nga motori dhe sërish Halili, ka vijuar ta qëllojë me thikë, derisa Runaj ka humbur jetën.

Në total, Runaj u qëllua 27 herë me thikë nga Euglen Halili. Pas vrasjes ky i fundit, është larguar me motorin që drejtonte viktima, mjet nga i cili u zbardh e gjithë ngjarja.

Policia ka mundur të sekuestrojë motorin, gjatë kontrolleve në banesat e personave të dyshuar. Pikërisht në këtë motor, u gjendën gjurmë gjaku të viktimës Regis Runaj dhe një gjurmë gishti të Euglen Halilit. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe është njohur me provat e policisë, të cilat implikonin në vrasje Halilin.

I riu ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë gjithçka, vetëm që në fund të dënimit të ishte i favorizuar nga drejtësia. Halili ka treguar se organizatori i vrasjes së Runaj është Xhuljano Hoxha dhe se armën e krimit thikë, e kishte hedhur në lumin “Shkumbin”./Ora News

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.