AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

21 Janari, Hoxha: Garda i zbrazi karikatorët për 7 sekonda. Çfarë përmban audio-kaseta

by SHT Media
24/07/2024
in Kronikë
6
0
21 Janari, Hoxha: Garda i zbrazi karikatorët për 7 sekonda. Çfarë përmban audio-kaseta
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja e 21 janarit, ku gjatë një proteste të Partisë Socialiste mbetën të vrarë katër protestues, tashmë po hetohet nga SPAK, ndërsa gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje mbi përmbajtjen e audio-kasetës, ku janë regjistruar komunikimet e drejtuesve të Gardës në atë kohë.

Në emisionin “Ekspres” në RTSH, Hoxha tha se drejtuesit e Gardës komunikonin përmes një kanali të veçantë dhe se audio-kaseta ka regjistruar të gjithë dinamikën e ngjarjes, para se të ndodhin vrasjet, momentin kur Garda hap zjarr  dhe çfarë ndodhi më pas. Ai shprehet se pasi jepet urdhri për të qëlluar, gardës i janë dashur vetëm 7 sekonda për të zbrazur karikatorët.

Po ashtu, në audio-kasetë është regjistruar edhe një komunikim ku njoftohet se ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha ka kërkuar të takojë Komandantin e Gardës.

“Unë e kam nxjerrë në media një pjesë dhe kam nxjerrë transkriptim, por materiali është i gjerë ka momentin para gjatë dhe pas vrasjeve. Drejtuesit kryesorë të gardës kanë patur një kanal të veçantë komunikimi mes tyre. U tha që është fshirë serveri i kryeministrisë, thanë nuk punonte serveri i gardës, gjë që është paradoksale. Unë fiksova mes gardistëve që ata që u quajtën grupi i zjarrit kishin kufje në vesh dhe komunikonin me njëri-tjetrin.

Në kanalin e veçantë që kanë patur drejtuesit e gardës, kuptojmë dinamikën e zhvillimeve, cilët personazhe të tjerë janë në lojë, në një moment aty lajmërohet që po vjen ministri i Brendshëm që kërkon të takojë komandantin e Gardës dhe Komandanti i gardës e trajton ministrin sikur është Komandanti i Gardës eprori, kush ja jep të drejtën atij që i thotë ministrit kam vetëm 60 sekonda kohë për të komunikuar me ty. Ne shohim momentin, parapërgatitja për të bërë vrasjet dhe deri kur jepet urdhri, janë vetëm 7 sekonda, po të ishte qëlluar edhe 7 sekonda të tjera, bilanci do të ishte shumë më i frikshëm. Shoh ftohtësinë me të cilin jepet urdhri dhe menjëherë ndaloni, jepet urdhri qëlloni dhe menjëherë ndaloni dhe komunikimi tjetër është na sillni municion sepse i mbaruan karikatorët, i zbrazën për 7 sekonda”, tha Hoxha.

Ndalur te dy vrasjet që janë ende pa autor, atë të Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, Hoxha tha se të dyja janë shumë lehtë të provueshme. Sipas tij, në një eksperiment të bërë nga vendet tona aleate është provuar se Ziver Veizin dhe Hekuran Dedën i vret i njëjti person dhe Faik Myrtajn dhe Aleks Nikën i vret e njëjta armë. Ai shpjegon edhe skemën që u përdor për manipulimin e provave.

“Të dyja vrasjet që janë pa autor janë shumë lehtë të provueshme. Mjaftonte një ekspertimet që mesa di është bërë nga vendet aleate tonat dhe e kanë provuar qartësisht që Ziver Veizin dhe Hekuran Dedën i vret i njëjti person dhe Faik Myrtajn dhe Aleks Nikën i vret një armë. Aleks Nika nuk vdiq në vendngjarje, qëndroi në spital në gjendje kome, shkoi në Turqi dhe predha kur erdhi nga Turqia ishte dëmtuar mekanikisht është ndërhyre me limë, ky është konkluzion i laboratorit të FBI.

Pas protestës, në media doli që vrasjet kishin ardhur nga protestuesit, edhe prokuroria u përqendrua te këto. Unë kam nxjerrë pamjet se nga ka ardhur vrasja e Ziver Veizit dhe ai moment ndryshoi, kaloi nga skenari A në skenarin B. Deri aty kryeministri këmbëngulte që si ka mundësi që të gjitha ato kamera nuk arritën dot ta filmonin, u tha që garda nuk përdorte ato armë, dolën mjekët e spitalit me versionin që vrasjet janë bërë në distancë të afërt dhe ata nuk ishin mjekë të mjekësisë ligjore, që këtu nisi manipulimi i ngjarjes. Sipas raportit të laboratorit të ekspertizës së FBI thuhet se në serverin qendror të kryeministrisë është ndërhyrë gati një orë e 15 min nga momenti që unë transmetova pamjet. Sipas laboratorit të FBI, 11 kamera të kryeministrisë kanë qenë të pozicionuara për të marrë këto pamje. Serveri para se të fshihej është kopjuar dhe pamjet janë depozituar diku, ato pamje nuk u fshinë për t’u asgjësuar tërësisht”, deklaroi Hoxha.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.