AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrau shqiptarin në Greqi në vitin 2010 dhe i fshehu trupin, arrestohet Dritan Hoxha

by SHT Media
11/07/2024
in Kronikë
6
0
Vrau shqiptarin në Greqi në vitin 2010 dhe i fshehu trupin, arrestohet Dritan Hoxha
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dritan Hoxha është arrestuar në Tepelenë për llogari të drejtësisë greke. Ai është vënë në pranga pasi ndaj tij u caktua arrest me burg në mungesë sepse dyshohet për vrasje me paramendim të ndodhur në shtetin fqinj.

Ngjarja për të cilën akuzohet Hoxha ka ndodhur më 17 Maj të viti 2010. Në bashkëpunim me një shqiptar tjetër, i arrestuar në Greqi, ata kanë dhunuar një bashkëpatriot në zonën e Larisës. Si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Më pas e kanë transportuar trupin e pajetë në një vend tjetër ku është gjetur nga policia ditën tjetër.

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 17.05.2010, në zonën e Larisës, Greqi, shtetasi Dritan Hoxha, në bashkëpunim me shtetasin shqiptar B. B. (arrestuar në shtetin grek), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit shqiptar A. V., i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, dy të dyshuarit, e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18.05.2010”, njoftoi policia.

Në vitin 2017, ministria e Drejtësisë së Shqipërisë i ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën e homologëve të Larisës si dhe dokumentacionin përkatës për ushtrimin e ndjekjes penale në Shqipëri në ngarkim të Hoxhës. Ai ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje, por ia kishte dalë të arratisej.

5 vite më vonë, në 2022-shin, Prokuroria e Gjirokastrës shpalli moskompetencën në lidhje me procedimin penal të nisur në 2017 dhe ia kaloi aktet Prokurorisë së Tiranës.

Më pas Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më 9 Korrik 2024 vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në mungesë ndaj Hoxhës. Më pas autoritetet e gjetën dhe arrestuan Hoxhën në lagjen “Hoxhaj” të Levanit në Tepelenë.

“Në vlerësim të provave dhe fakteve të grumbulluar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr 1734 akti, datë 09.07.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal. Më datë 10.07.2024, shërbimet policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në fazën operacionale, në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe DVP Gjirokastër, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Hoxha, në lagjen “Hoxhaj”, Levan, Tepelenë”, njoftoi policia.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.