AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Presidenti egjiptian refuzon propozimin e CIA-s për kontrollin e përkohshëm të Gazës, pas humbjes së Hamasit

by SHT Media
09/11/2023
in Kryesore
6
0
Presidenti egjiptian refuzon propozimin e CIA-s për kontrollin e përkohshëm të Gazës, pas humbjes së Hamasit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka refuzuar një propozim të SHBA-së që Egjipti të marrë përsipër sigurinë në Rripin e Gazës pasi grupi militant palestinez Hamasi të mposhtet nga Izraeli dhe derisa kontrolli t’i kalojë Autoritetit Palestinez, tha Autoriteti Palestinez të enjten. Al-Sisi dhe shefi i inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamal u takuan me drejtorin e CIA-s, William Burns në Kajro dhe diskutuan propozimin e SHBA-së, raportoi WSJ, duke cituar zyrtarë të lartë egjiptianë. “Presidenti egjiptian tha se qeveria e tij nuk do të luajë një rol në eliminimin e Hamasit, pasi i duhet grupi militant për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë përgjatë kufirit të vendit me Rripin e Gazës,” thanë zyrtarët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një intervistë për “ABC News” që u transmetua të hënën, se Izraeli mund të rimarrë përgjegjësinë për sigurinë në Gaza “për një periudhë të pacaktuar kohe”.

Netanyahu u shpreh: “Unë mendoj se Izraeli do të ketë, për një periudhë të pacaktuar kohe, përgjegjësinë e përgjithshme për sigurinë në Gaza, sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur ne nuk e kemi atë. Kur ne nuk e kemi atë përgjegjësi sigurie, ajo që shohim është shpërthimi i terrorizmit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”.

SHBA hodhi poshtë propozimin e kryeministrit izraelit dhe ministri i Jashtëm Anthony Blinken tha të mërkurën se Izraeli nuk duhet të ripushtojë Gazën, por mund të ketë një periudhë tranzicioni pas përfundimit të konfliktit me Hamasin.

“Është gjithashtu e qartë se Izraeli nuk mund ta pushtojë Gazën. Tani realiteti është se mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni në fund të konfliktit, por është e domosdoshme që populli palestinez të ketë një rol qendror në qeverisjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor”, vuri në dukje Sekretari amerikan i Shtetit.

“Ne jemi shumë të qartë për riokupimin, ashtu siç jemi shumë të qartë se nuk do të ketë zhvendosje të popullsisë palestineze”, shtoi ai./Liberale.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.