• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Veliaj takim me socialistët e Rrogozhinës: Do të fitojmë sërish. Opozita pa ide, vazhdon si talebanët me djegie gomash e molotov

29/06/2024
in Politikë
Veliaj takim me socialistët e Rrogozhinës: Do të fitojmë sërish. Opozita pa ide, vazhdon si talebanët me djegie gomash e molotov

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot në Rrogozhinë, nga ku komentoi protestën e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Në takimin mirënjohës me strukturat socialiste të zonës, Veliaj tha se PD-në e pret humbja sa herë që përballet me socialistët.

“Po shikoja dje këta që vazhdojnë të djegin goma. E dini pse e bëjnë? Sepse janë të dështuar sa herë përballen me ne, me vulgaritetin e tyre, me djegien e gomave, me agresivitetin, me gjuhën e dhunës. Nuk arrijnë të kuptojnë dot se në 2024-ën Tirana është tjetër gjë, Rrogozhina është tjetër gjë. Sot gara duhet të jetë mes ideve. Kush ka ide për ta bërë shkollën më të bukur, të japë një kontribut më të madh për turizmin, se si mund të kemi një bum edhe më të madh. Por, ata nuk kanë asnjë ide. Për sa kohë vazhdojnë si talebanët, djegin gomat dhe me zjarr e molotov mundohen të artikulojnë, të thonë ato që ndoshta nuk dinë t’i thonë me gjuhë, ne do të vazhdojmë të qeverisim, do të vazhdojmë të fitojmë, do vazhdojmë të kontribuojmë dhe të punojmë sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se PS-ja ka treguar se socialistët e kanë mbështetur reformën në drejtësi që në fillim.

“Kur shikon që edhe kryetari i Bashkisë bashkëpunon me drejtësinë, është gati që të japë të gjitha shpjegimet, tregon se kur qeverisin socialistët vendosin një raport normal me të gjitha institucionet. Iku koha kur garda vriste protestuesit, iku koha kur presidenti shkonte dhe rrihej me policët bashkiakë. Sot jemi në një dimension krejt tjetër. Sigurisht, ai që punon do duhet të japë edhe llogari për punët që ka bërë, dhe do duhet të japë sqarime. Por, ne nuk jemi me dy fytyra, që në një rrugë të thuash: ‘Bravo drejtësia dhe vazhdo merru me bashkinë’, ndërsa në rrugën tjetër të thuash: ‘Poshtë drejtësia, se me ke futur babin në arrest shtëpie’. Kjo loja me dy fytyra nuk është një lojë që e bëjnë socialistët. Socialistët e kanë mbështetur këtë reformë, e kanë votuar, bashkëpunojnë për këtë reformë”, tha Veliaj./m.j

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!