• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Biden dhe Trump përballen sot në Atlanta, debatohet për emigracionin, ekonominë dhe…

27/06/2024
in Botë
Biden dhe Trump përballen sot në Atlanta, debatohet për emigracionin, ekonominë dhe…

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen sot në mbrëmje në një debat televiziv, të parin mes tyre, që shumë e shohin si një mundësi të pashembullt për të dy kandidatët, për të ndryshuar trajektoren e zgjedhjeve mes pikëpyetjesh të ngritura mbi moshën apo aftësinë e tyre për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë për një mandat tjetër.

Sfida duket e vështirë, përballë një publiku tejet të polarizuar amerikan e që kërkon përgjigje për shqetësimet kryesore si gjendja ekonomisë apo situata në kufirin me Meksikën, si çështje këto të dala nga sondazhet e njëpasnjëshme të realizuara së fundmi. Presidenti Biden e ka kritikuar kundështarit e tij duke e quajtur atë një rrezik për demokracinë, ndërsa ish-presidenti Trump e ka godit administratës Biden kryesisht për çështjhe si ekonomia apo emigracioni.

Deri tani anketat tregojnë për një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve dhe shumë votues thonë se janë ende të pavendosur, apo të zhgënjyer me të dy kandidatët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Calla Yu, na sjell nga Atlanta, hollësi rreth asaj se çfarë mund të shohin sot amerikanët gjatë debatit.

Ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti Joe Biden hyjnë në debatin e parë të kësaj fushate elektorale duke u thënë votuesve se do të ishte katastrofike nëse do të zgjidhej kundërshtari i tyre politik.

Ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden po e shkatërron vendin. “Inflacioni është në kulm. Krimi është jashtë kontrollit. Evropa është në kaos, Lindja e Mesme po shpërthen, Irani është fuqizuar. Kina po rritet. Dhe ky president i tmerrshëm po na tërheq drejt Luftës së Tretë Botërore”, thotë zoti Trump.

Presidenti Biden thotë se ish-presidenti Trump do ta kthente vendin pas. “I gjithë progresi, e gjithë liria, të gjitha mundësitë janë në rrezik. Trump-i po përpiqet ta bëjë vendin që të harrojë se sa të errëta dhe shqetësuese ishin gjërat kur ai ishte president. Nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha presidenti Biden.

Anketimet tregojnë se gara është e ngushtë, duke ia shtuar kështu rëndësinë debatit, thotë profesori i gazetarisë në Universitetin Northeastern, Alan Schroder.

“Mendoj se kjo krijon trysni ndaj të dy kandidatëve, si për sa i përket mundësive që mund t’u sjellë debati, por edhe rreziqeve”, thotë ai.

Një debat i tillë nuk është mbajtur më parë, mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti, thotë profesorja e komunikimeve në Universitetin e Pensilvanisë, Kathleen Hall Jamieson.

“Pra, publiku është më i mirëinformuar për të dy kandidatët si individë; ka më shumë gjasa të dijë rreth temperamentit, zakoneve dhe prirjeve të tyre. Por këtë vit, për shkak të moshës së të dyve, lind nevoja, edhe nëse dihet mjaftueshëm për kandidatët, për të ditur nëse janë mendërisht në nivelin e duhur për të qenë presidentë të Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo.

Debatet politike i karakterizon mesazhi që jepet, si dhe momente të caktuara, thotë analisti politik Brett O’Donnell. “Duhet dhënë mesazhi vazhdimisht gjatë debatit, por duhen edhe nja dy momente në debat që do të jenë momente shkëlqimi, le t’i quajmë, në mënyrë që mediat të kushtojnë vëmendje, duke ofruar kështu një avantazh në garë”, thotë ai.

Ky është gjithashtu debati më i hershëm në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. As zoti Trump dhe as zoti Biden nuk janë emëruar kandidatë zyrtarë të partive të tyre. Të dy kandidatët do t’i kenë mikrofonat të fikur, kur nuk do të jetë radha e tyre për të folur

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!