AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Financial Times analizon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Ka probleme ligjore si me azilkërkuesit britanikë në Rua

by SHT Media
07/11/2023
in Kryesore
6
0
Financial Times analizon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Ka probleme ligjore si me azilkërkuesit britanikë në Rua
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruajnë marrëveshjen. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit, njoftuan të hënën kryeministrat e dy vendeve.

Kryeministrja italian Giorgia Meloni e përshkroi marrëveshjen si një “marrëveshje evropiane” dhe “një zgjidhje inovative” që synon të frenojë një rritje të kalimeve të paligjshme, në Detin Mesdhe. Më shumë se 145,000 emigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë nga Afrika Veriore që nga fillimi i vitit 2023, krahasuar me 88,000 njerëz që mbërritën vitin e kaluar.

“Emigracioni masiv i paligjshëm është një fenomen që shtetet anëtare të BE-së nuk mund ta trajtojnë të vetme. Bashkëpunimi [me] shtetet jo anëtare të BE-së mund të jetë vendimtar”, tha Meloni në një konferencë të përbashkët shtypi në Romë, së bashku me homologun e saj shqiptar, Edi Rama.

Është hera e parë që një vend i BE-së i jep procedurat e tij të azilit një vendi (Shqipëria) që nuk është ende pjesë e bllokut. Shqipëria është në bisedime për t’u bashkuar me BE-në dhe ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit i bën jehonë marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, e cila megjithatë është zhytur aktualisht në sfida ligjore.

Komisioni Evropian tha se ishte në dijeni të marrëveshjes, por se nuk ishte njohur ende me detajet. “Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e tillë të jetë në respekt të plotë të së drejtës së BE-së dhe të asaj ndërkombëtare,” tha një zëdhënës i komisionit.

Brukseli në të kaluarën ka vënë në pikëpyetje nëse skemat për përpunimin e kërkesave për azil në vendet jo anëtare të BE-së janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare, të cilat përcaktojnë se njerëzit që kërkojnë mbrojtje në një vend tjetër nuk mund të largohen pa u dëgjuar më parë kërkesa e tyre.

Meloni ka hedhur vazhdimisht idenë e ndërtimit të qendrave të pritjes jashtë kufijve italianë dhe madje edhe evropianë, duke shpresuar deri vonë se ato mund të ngrihen në Afrikën veriore. Ajo u ndal në Shqipëri në muajin gusht, madje ndërpreu pushimet në rajonin e Pulias për të kaluar disa ditë me Ramën në Vlorë ku edhe biseduan rreth kësaj çështjeje.

Ndërtimi i dy kampeve të emigrantëve – ku do të zbatohet juridiksioni italian – do të financohet tërësisht nga shteti italian. Emigrantët e shpëtuar në det nga roja bregdetare italiane do të zbarkojnë sipas marrëveshjes në portin e Shëngjinit, në veri të Shqipërisë. Ata fillimisht do të strehohen në qendrën e pritjes ku do të regjistrohen dhe ku mund të aplikojnë për azil në Itali.

20 km larg bregut, në vendbanimin Gjadër, do të ndërtohet edhe një objekt dëbimi dhe paraburgimi. Gardianët e policisë shqiptare do të jenë në krye të patrullimit të të dy qendrave.

“Nëse Italia thërret, Shqipëria është gati”, tha Rama. “Të shtrish dorën në këtë rast do të thotë të ndihmosh për të menaxhuar një situatë që të gjithë e shohin se është e vështirë për Italinë.”

Meloni tha se Italia pret që këto qendra të jenë plotësisht funksionale deri në pranverën e vitit 2024 dhe të mund të presin nga 36,000 deri në 39,000 emigrantë në vit. Ajo shtoi se shpreson se kjo marrëveshje mund të bëhet një “model” për vendet e tjera që duhet të ndjekin.

Sipas një zyrtari qeveritar, objektet do të strehojnë vetëm njerëzit e shpëtuar në det nga zbatimi i ligjit italian dhe jo nga anijet e operuara nga grupe bamirësie. Gratë, fëmijët dhe emigrantët e pambrojtur nuk do të sillen në Shqipëri, por do të qëndrojnë në Itali.

Artikulli i Financial Times:

https://www.ft.com/content/42a617f0-844f-4e60-81f2-fc9aa54b210b

Përgatiti:a.m /Liberale.al/

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.